• |
ide | kryesore

Tifozët e Napolit kundër De Laurentiis: nuk shpëton as Ancelotti

Sport



Nerva të tendosura në shtëpinë e Napolit, ku vendi i dytë sic duket nuk ka kënaqur askënd. Në Piazza del Plebiscito është shfaqur një mesazh kundër presidentit të klubit dhe teknikut. “Carletto i përzgjedhuri i fundit për t’i tallur të gjithë pa një projekt të vërtetë”, shkruhet në një parrullë të vendosur natën nga disa ultras napoletanë në vendin simbol të qytetit. E njëjta parrullë është vendosur më pas në via Marina, në një nga muret që ndan rrugën nga zona portuale e Napolit, e me pjesën e jashtme të San Paolo.

Që në vigjilje të sfidës së Europa League me Arsenal, ishin shfaqur banderola me shkrimet “Pretendojmë Kupën Uefa” të cilës Ancelotti iu përgjigj në konferencë për shtyp se është gabim të “pretendosh” por se ai dhe skuadra garantonin impenjim maksimal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *