• |
ide | kryesore

Video/ Torino fiton pas 18 vjetësh me Milan: Belotti i bën të ëndërrojnë Champions

Sport, Video



Në ndeshjen e mbrëmjes së të dielës Torino fiton përplasjen direkte me Milan e arrin kuqezinjtë në kuotën 56 pikë, dy më pak se Roma e vendit të katërt. Në Olimpico përfundon 2-0 për formacionin granata, që zhbllokuan ndeshjen në pjesën e dytë: Belotti transformon një penallti në të 58′, Berenguer dyfishon 11 minuta më pas. Skuadra e Gattuso e mbyll ndeshjen me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Romagnoli në minutën e 82′.

Torino nuk e mundte Milan në Serie A që nga nëntori 2001: që atëherë 11 suksese të kuqezinjve e 11 barazime, përpara kësaj fitore të granata. 56 pikët, pas 34 javëve janë një rekord për Torino që kur fitorja vlen tre pikë. Rekordi tjetër granata është se e kanë ruajtur portën të paprekur në 15 javë të këtij kampionati, ashtu si nuk kishte ndodhur kurrë më parë, në kohët e tre pikëve për fitore. Konfirmon formën e mirë Belotti. Kapiteni ka shënuar katër gola në katër ndeshjet e fundit në shtëpi në kampionat.

Probleme për Gattuso: në shtatë ndeshjet e fundit të kampionatit, Milan ka marrë vetëm pesë pikë: vetëm Parma e Fiorentina kanë bërë më keq në të njëjtin interval ndeshjesh. Për më tepër kuqezinjtë kanë pësuar të paktën dy gola apo më shumë vetëm në tre transferta të këtij kampionatit, dy nga të cilat në Torino. Nuk është skuadra me fat për Romagnoli, që dy nga katër kartonët e kuq në Serie A i ka marrë pikërisht kundër tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *