• |
ide | kryesore

Urdhëroi lojtarët të pësojnë gol, pavarësisht se humbi rikthimin në Premier League

Sport, Video



Kush tha që futbolli ka tani vetëm vlerën e parasë? Marcelo Bielsa tregoi këtë herë të kundërtën me një gjest të jashtëzakonshëm fair play. Ndeshja mes Leeds-Aston Villa, ku në lojë ishte promocioni në Premier League ka qenë skenë e një veprimi nga ato që mund të shihen vetëm një herë në jetë. Skuadra vendase e drejtuar nga Loco, kaloi në avantazh 18 minuta nga fundi me Klich, një gol që është kundërshtuar fort nga rivalët. Në fillim të aksionit, Aston Villa i ka kërkuar kundërshtarëve të nxjerrin topin jashtë fushë, duke qenë se një lojtar kishte mbetur i dëmtuar. Mungesa e ndërprerjes së lojës solli golin e Klich me Villans pratikisht të ndaluar, duke prodhuar një sherr të tmerrshëm.

Por ai që qetësoi menjëherë situatën ishte Bielsa që në dakordësi me arbitrin i kërkoi të tijve të lejojnë Aston Villa të shënojë, pavarësisht kundërshtimit të disa prej lojtarëve të Leeds që po e shihnin të realizuar ëndërrën Premier. Rezultati? Leeds nuk shkoi përtej 1-1 e u kualifikua dirëkt Sheffield United. Marcelo Bielsa i ka treguar të gjithëve, edhe një herë, se nuk ka të ngjashëm në botë.

Pas ndeshjes Bielsa ka komentuar shkurt episodin: “Faktet janë ato që panë të gjithë, ajo që ndodhi ndodhi”. Natyrisht veprimin e teknikut të ‘çmendur’ e kanë vlerësuar të gjithë, edhe kolegu i Villans, Dean Smith, por nuk dihet nëse drejtuesit e Leeds do ta falin këtë ndërgjegje të lartë të Bielsa, në rast se dështojnë të rikthehen këtë sezon në Premier.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *