• |
ide | kryesore

Video/ Manchester City mund të fitojë titullin… për 29 milimetra: Aguero i kalon +1 ndaj Liverpool

Sport, Video



Titull i vendosur nga teknologjia e linjës…mund të jetë edhe kështu ndonëse ka kohë për të ndryshuar gjërat, janë ende edhe dy javë për tu luajtur në Premier League. Vetëm se një gjë është e qartë, nëse nuk do të ishte aplikuar Goal Line për të treguar nëse topi kaloi apo jo vijën e portës, ndoshta Manchester City nuk do të kishte fituar në Burnley, me pasoja serioze në luftën për titull. Episodi deciziv ishte ai i minutës së 63’, kur Bernardo Silva shërben për Aguero në qendër të zonës. Qendërsulmuesi argjentinas godet drejt portës, me mbrojtësin që ndërhyn, por edhe pse për pak milimetra, është gol.

Fundi i një agonie, i një ndjekje të gjatë të rezultatit, pas një ndeshje të dominuar nga të besuarit e Guardiola, edhe pse rasti i parë i vërtetë erdhi në të 23’, e ishte për Burnley. AShtu si ndodh zakonisht, City u spostua në gjysëmfushën kundërshtare, por duke gabuar pasimet decizice, për shkak edhe të tensionit.

Shumë më bindës Citizens me rifillimin e lojës, ku Aguero dhe sinjalin se gjërat do të jenë ndryshe, por për këtë duhet të falenderojnë edhe teknologjinë, pa të cilën kalimi i vijës fatale nga topi do të ishte e pamundur të dallohej: në fakt topi kaloi linjën për vetëm 29 milimetra. City është sërisht në krye në kuotën e 92 pikëve, një më shumë se Liverpool. Mbeten ende edhe dy javë deri në fund dhe asgjë nuk ka mbaruar, por ndoshta skuadra e Guardiola ka kaluar pengesën më të vështirë, por ende jo qiradhënësin e Klopp. Fitorja e 12 radhazi për City në kampionat. Numra, jo fjalë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *