• |
ide | kryesore

Video/ Neymar humb finalen dhe mendjen: godet tifozin në stadium

Sport, Video



Të pranosh humbjen nuk është e thjeshtë, sidomos kur je një lojtar i madh me skuadrën favorite dhe del i mundur në finalen e Kupës së Francës, duke i dhënë pamje edhe më zhgënjyese sezonit të Paris Saint-Germain. Neymar nuk e ka përballuar ironinë dhe presionin, duke lëshuar një goditje ndaj një tifozi në tribunë, në kohën kur po ngjitej për të marrë medaljen e finalistit.

Për brazilianin nuk janë kohë të mira dhe pasi rikuperoi dëmtimin që e la jashtë në pjesën më delikate të sezonit, mund të marrë një skualifikim shembullor. Pamjet e publikuara pas ndeshjen e tregojnë qartë O’Ney duke goditur tifozin në tribunë.

PSG i Thomas Tuchel coi dëm avantazhin e dy golave në finalen e Kupës, të shënuar nga Dani Alves dhe Neymar, duke i lejuar Rennes të rikuperonte me autogolin e Kimpembe dhe golin e Mexer. Në kohën shtesë PSG humbi edhe Kylian Mbappe të ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 118-të, pas ndërhyrjes ndaj Damien da Silva, ndërsa tek penalltitë Nkunku dështoi të shënonte, duke i dorëzuar Rennes trofeun e Kupës së Francës.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *