• |
ide | kryesore

Video/ Sherr në transmetim direkt – Allegri debat i egër me Adani: “Nuk kupton nga futbolli, qepe”

Sport, Video



Mes Massimiliano Allegri e Lele Adani gjërat nuk shkojnë mirë dhe të dy janë përplasur përsëri: pas ndeshjes Inter-Juve tekniku bardhezi e ish-mbrojtësi zikaltër janë zënë në transmetim direkt në Sky. “Jeni të gjithë teoricienë, edhe ti që lexon librat e nga futbolli nuk kupton fare. Nuk ke bërë kurrë trajnerin, rri aty prapa e nuk di asgjë, sepse të bësh trajnerin është krejt tjetër gjë”.

Gjakrat të ndezura me opinionistin që ka provuar ta ndalojë, por Max vazhdoi edhe më egër: “Tani flas unë, sepse po flet me një trajner që ka fituar gjashtë kampionate. Flas unë e ti qepe!”. Në këtë pikë ka reaguar edhe Adani: “Qepe thuaji vëllait tënd. Flasim për teoritë e basketbollit: përse LeBron James nuk shkoi në playoff pavarsisht se është lojtari më i mirë?”. Natyrisht një teori që Allegri nuk kishte ndërmend ta dëgjonte nga San Siro, duke hequr mikrofonin e duke braktisur lidhjen me studion, përpara se të dëgjonte komentin sarkastik të ish-futbollistit: “Njësoj si vitin e kaluar…”.

https://www.youtube.com/watch?v=zJOirptDXyg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *