• |
ide | kryesore

Video/ Skënderbeu fitore për Pashkë me ‘panenka’: Flamurtari i dorëzohet vështirësive

Sport, Video



Flamurtari ka dalë në fushë, edhe pse nuk mund të bënte ndryshe, por ajo që zbriti në fushë në Korçë, për tu ndeshur me Skënderbeun ishte një skuadër e tjetërsuar, të paktën krahasuar me atë fitimtare në katër javët e fundit. Një reagim skuadra do ta bënte, pasi drejtuesit e klubit vlonjat nuk mbajtën premtimin për të bërë pagesat brenda afatit të vendosur nga lojtarët e, sic duket, zgjodhën të mos reagojnë…

Problemet e kuqezinjve nuk kanë të bëjnë fare me ndeshjen e Skënderbeut, që kërkoi dhe mori fitoren që e afron me zonën europiane e i jep moralin e duhur me mendjen në kthimin e Kupës së Shqipërisë, në gjysëmfinalen me Kukësin, ku duhet rikuperuar një gol. Korcarët, në ndeshjen e kunjit, festuan me fitoren 2-0 Pashkët orthodokëse, duke e dominuar takimin: avantazh i Krasniqit në minutën e 27 dhe penalltinë e Gjergji Muzakës katër minuta nga fundi.

48 pikë për formacionin e Ilir Dajës, që këtë herë nuk mund të bënte më shumë, jo për sa kohë situata është e tillë. E megjithatë tani Europa është komplikuar me Teutën që është afruar një pikë distancë, Skënderbeun në kuotën 46 e ku nuk duhet neglizhuar as Laci me 45.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *