• |
ide | kryesore

VIDEO/ U plagosën në Laç, humbin jetën në spital 2 të rinjtë

Lajme, Të fundit



Dy të rinj, të cilët mbetën të plagosur pas një shkëmbimi zjarri sot në mbrëmje në qytetin e Laçit kanë ndërruar jetë në një spital privat në Tiranë. Lapsi.al mëson se viktimat janë Mikel Jushi 35 vjeç dhe Jani Jushi 30 vjeç, kushërinj mes tyre.

Nga burime në vendin e ngjarjes mësohet se fillimisht ka nisur një sherr verbal në ambientet e një lokali mes disa të rinjve i cili ka degjeneruar në përplasje me armë. Dy kushërinjtë u transportuan me urgjencë drejt Tiranës menjëherë pas ngjarjes, por nuk arritën të mbijetonin për shkak të plagëve të marra. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon intensivisht për kapjen e autorëve.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *