• |
ide | kryesore

Zbulohet agjenda/ Merkel kokë më kokë me Zaev dhe pastaj me Ramën

Lajme, Të fundit



Mbahet të hënë samiti i Berlinit ku liderët e Gjermanisë dhe Francës do të presin krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Pasditen kancelarja gjermane Angela Merkel do të zhvillojë ketë një bisedë fillimisht me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe më pas me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Lajmin e ka dhënë kancelaria gjermane me anë të një njoftimi për shtyp.

Njoftimi per shtyp i Kancelarise gjermane:

Të hënën pasdite, një takim i Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Kancelarinë Federale me ftesë të Kancelares Federale dhe Presidentit francez Emmanuel Macron.

Së pari, Kancelarja do te prese kryeministrin e Republikës së Maqedonisë se Veriut , z. Zoran Zaev, për një bisede.

Me pas Kancelarja do te kete një bisedë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z.Edi Rama.

Në vijim, Kancelarja do të mbajë një diskutim të shkurtër dypalësh me Presidentin francez Macron, pasuar nga deklaratat per shtyp nga të dy liderët.

Pas ardhjes së Shefave të Shtetit dhe Qeverive të Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Sllovenisë dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, do te fillojë takimi i Ballkanit Perëndimor. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Z.Merkel ti bëjë testin e drogës pasi zakonisht kryeministri ynë është i droguar dhe nuk e gjen gjuhën e përbashkët me të

  2. Merkelit I ka ngelur peng qe nuk e takoje per tete vjet agjentin Bisturia,se ky nuk e gjeti asnjehere kohen per takim,ka qene I zene me gerdecin,rr e kombit,me zgjedhjet e 2009,2011,me 21janarin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *