• |
ide | kryesore

Rama doli kokëulur nga Merkel

1, Ide

Angela Merkelit i ka ndodhur e njëjta gjë me ata që janë gënjyer gjatë nga Rama; refuzimi për ta kredituar sërish. Ky mund të ishte konkluzioni i takimit të shkurtër të mbajtur këtë të hënë në Kancelari, në Berlin. Po të lexohen me kujdes deklaratat e qeveritarëve shqiptarë, duket qartas se ata prisnin një komerdare shpëtimi të minutave të fundit nga Gjermania.

Para takimit, vetë Kryeministri duke besuar në një mrekulli “in extremis”, i deklaroi Top Channel se ai do të shprehej pasi të fliste me Merkelin. Ndërsa menjëherë pas tij, Gent Cakaj, që ishte brenda në dhomën e bisedimeve, foli për atë që shpresonte dhe jo për atë që kishte ndodhur, duke thënë se Shqipëria kishte marrë “mbështetjen absolute” të Kancelares për hapjen e negociatave.

Lexo me tej:

Takimi me Merkel/ Kujt i duhet besuar Ramës apo Cakajt?

Në fakt, e vërteta e asaj që ka ndodhur gjendet shumë më pranë informacionit që dha radioja publike gjermane Deutsche Welle. Ajo i hodhi një dush të ftohtë qeverisë shqiptare duke dhënë dy arsye se përse negociatat nuk do të hapen as këtë qershor.

Së pari, sepse Franca nuk do të dëgjojë për këtë para zgjedhjeve për Parlamentin Europian. 

Së dyti, sepse Bundestagu gjerman nuk ka kohë të mjaftueshme për të vendosur (që nga publikimi i raportit të progresit të BE-së, më 29 maj deri në samitin e BE-së në qershor), për çeljen e negociatave.

Pra me një fjalë furgoni i Rilindjes e humbi edhe këtë stacion. Por, ajo që nuk kuptohet është se përse qeveria shqiptare shpresoi deri në minutat e fundit siç tregojnë edhe deklaratat e zyrtarëve më të lartë të saj. 

E vetmja përgjigje e arsyeshme duhet kërkuar në atë që ndodhi qershorin e kaluar. Atëherë, Angela Merkel u përpoq me mish e me shpirt për të zbutur veton e prerë që Franca dhe Holanda do të artikulonin për ne. Ajo bëri ç’është e mundur që “JO” ndaj Shqipërisë (pikërisht ajo që këtu u festua si “PO” me dekarata dhe shampanjë) të ishte sa më e moderuar dhe jo turpëruese.

E kështu u gjet formula që edhe negociatat nuk hapeshin edhe qeveria shqiptare shpëtonte fytyrën duke thënë se kishte marrë një datë për fillimin e tyre. Por, që nga ajo kohë ka ndodhur një zhvillim i rëndësishëm. Në prill të 2018, para një takimi në Kancelari me Merkelin, nga diplomatët gjermanë Edi Ramës iu kërkua dënimi i idesë së ndryshimit të kufijve në këmbim të mbështetjes së përparimit europian të vendit. 

Rama e pranoi sfidën. Ai hyri në Kancelari dhe i foli sy më sy Merkelit se nuk e mbështeste aventurën e dy Presidentëve, serb dhe kosovar. Kjo gënjeshtër, nuk është se kaloi pa rezultat imediat. Kryeministri shqiptar mori në Berlin premtimin se Gjermania do të angazhohej për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe se ajo nuk do të lejonte në asnjë mënyrë lënien e Tiranës pas Shkupit në këtë proces.

Por, pas përpjekjes gjermane në qershorin e shkuar, në gusht, Thaçi dhe Vuçiçi e shpallën publikisht idenë e tyre duke marë edhe miratimin e John Boltonit. Në fillim me hezitim dhe pastaj gjithnjë e më hapur Rama e mbështeti këtë ide. Ai arriti deri aty së të thoshte në mediat vendase se “Merkel sheh interesat e vendit të saj, kurse unë jam kryeministri i Shqipërisë”. 

Ky qe me sa duket edhe fundi i historisë së dashurisë mes tyre, që në fillim, nga mediat e pushtetit në Tiranë, u paraqit si një raport tejet i privilegjuar. Pas kësaj ‘tradhëtie’ Kancelarja nuk mund të bënte asgjë për ta ndihmuar të preferuarin e saj që dikur e shkrinte gazit me barcaletat e kohës së komunizmit. 

Prandaj, në takimin e kësaj të hëne, ajo nuk dha asnjë sinjal nga ato që qeveritarët shqiptarë shpresonin të dëgjonin. Ajo nuk kishte më as arsye personale, as për t’iu kundërvënë aleatëve të saj që nuk e duan zgjerimin, as për të ndihmuar një Kryeministër që e ka të turbullt situatën brenda vendit. 

Këtë qershor Merkel nuk do të ketë më angazhimin e një viti më parë, kjo ndoshta edhe falë zhgënjimit nga Rama.

©Lapsi.al

24 Comments

  1. E ke gabim per mendimin tim. Ai ka prekur fundin e fundit. Nuk i ben pershtypje asgje. Boll e pate dhe e analizuat si nje km. Ai eshte thjesht nje hajdut ordiner. Dhe hajduti sic e dime te vret per te vjedhur. Kaq eshte ai.hajdut me kostum te vjedhur edhe ate. E thjeshte. Hajdut.

  2. Ku eshte pergjegjsia e Rames ketu ?, se nuk te kuptoj mor Bushat?:

    Vete thua qe negiciatat nuk hapen per dy arsye:

    Së pari, sepse Franca nuk do të dëgjojë për këtë para zgjedhjeve për Parlamentin Europian.

    Së dyti, sepse Bundestagu gjerman nuk ka kohë të mjaftueshme për të vendosur (që nga publikimi i raportit të progresit të BE-së, më 29 maj deri në samitin e BE-së në qershor), për çeljen e negociatave.

    Kjo me thote te kuptoj qe nuk eshte qeveria shqiptare shkaku i mos hapjes se negociatave, po thjeshte ceshtje proceduriale per Bundestagun dhe probleme te brendeshme racizmi per Qeverine franceze?

  3. e ci duhet rames hapja negociatave? vetem siklet e ka njesoj si me vetingun ne drejtesi qe dhe ate nukbe donte ,dhe kur e detyruan ta bente me dhune ,opozita dhe komisioni venecjas e zbythen,ndersa kur ngeli si i dhjere u vu si nismetari saj njesoj si me studentet,ai nuk do as europe,veting,as amerike,ai do vetem timon ,kusi,tigan,legen,zgare,wc,lavaman,timon,bidon,te shije leme si te doje,

  4. Ore Po ne NATO a eshte shqiperia?Nqs Po hic mos e rruani,boll te na mbrojne se per Shqiptaret as can sumen ndonjeri.

  5. Si fytyrëshollë e hipokrit që është, i bie të ketë dalë me kokën lart, sepse koka e tij është bosh. Atij nuk i rëndon koka fare. Kalli pa kokrra e njeri pa tru.

  6. Ky ishte poshterimi i liderit global, qe kujtoi se mund te magjepste me sharmin e tij merkel e makron, aq sa te mos shikonin qe eshte kryeministri me i korruptuar, i paafte, mashtrues dhe i inkriminuar ne rajon. Sot i hoqen edhe tubin e oksigjenit qe i kishte ngelur. Tani, beson njeri se ne shtator duke ndjekur bindjen e tij per zgjedhje pa opoziten, do votoje parlamentar ne Europe hapjen e negociatave? Eshte perfundimisht i mbytur.

  7. lesh lesh bushat llulla. bie ne kontradikte me ate qe thua. thua sna do franca e hollanda pastaj del te merkeli. c

    koqe kanari

    1. Nje km mashtrues dhe trap vetem ne laberi e duan. Keshtu bene edhe me Enveri ,Mehmetin ,Kadriun….rrace muti, tura!

  8. PlehPervers-Mashtrusi delirant -hajdutmecizme makutmavijosmi…
    e vetmja gje qe mendoi kur doli
    nga flakurima merkel
    🇶🇦 qe si te pyeste maqedonin gruevsk per detaje shtese, per tu
    Dhemys!!

    Ej cte ben Makuteria delirante,
    o
    Çkelqese!!! 🎂
    (Hyn papagall-kavall e del…
    Kerme marroqe)

  9. KETE DUHET TA DINIM QE TE GJITHE SE KY KRYEMINISTER ME PIKPAMJE NAZISTO-FASHISTE KETE FAT DO U SJELLTE KOMBIT SHQIPTAR FAT I MADHE E KUPTOJ EUROPA SEPSE KY PER TE MBAJTUR PUSHTETIN NE SHQIPERI DO E JEPTE DHE GJISMEN E SHQIPERIS NDOSHTA DERI NE SHKUMBIN DERI ATJE KU KA GEGE KJO KA QENE IDEJA E EDI RAMES KY KA QENE KRYEGUZHINJERI I PREGATITJESE SE KESAJ GJELLE TE PRISHUR POR QE DO E BEJE QE TE VJELL TERE JETEN SEPSE E PROVOJ EDHE VETE KY GREKOFON KU GREGOR KY KRISTAQ,THANES,TAQ LAQ.PIS,KRYEMINISTER DHE UNE HABITEM ME TE VERTET PSE SE THONE ANALISTET OPINJONISTET POLITIKANET GAZETARET E TE GJITHE SE KY ESHTE SKENARISTI REGJIZORI AKTOR JANE THACI DHE VUCIC KETI I DUHEJ KJO PUNE PER SHUME ARSYJA E PARE POR NE FAKT ESHTE E FUNDIT SI LIDER GLOBAL BALLKANIK QE DUHET TE QENDRONTE NE PUSHTET SHUME GJATE SEPSE DO RREGULLONTE BALLKANIN DUKE U FALUR JO VETEM KASOVEN POR DHE DERI NE MILOT PO PO DERI NE MLOT KJO KA QENE STRATEGJIA E TIJ JU KUJTOHET KUR NE VITIN 2008-2009 THOSHTE QE RRUGA E KOMBIT ESHTE RRUGE QE STE CON GJEKUNDI KJO KA QENE ENDRRA E TIJ POR DESHTOJ DOSHTO KEQ BASHKE ME ME COPTIMIN E KOSOVES .POR TANI NJE GJE ESHTE E SIGURT KU SKIZOFREN HUMBI BUSULLEN HUMBI DREJTIMIN E SHQIPERIS E JO ME TE KOSOVES KY DUHET TE IZOLOHET SEPSE VETEM INFEKSIONE TE TIPIT ZOGRAFIT LESHON TE TIPIT GRISELD TE TIPIT JOLEZA LESHONE NE SHQIPERI KY DUHET TE IZOLOHET SA NUK ESHTE VONE KETE QE BEBRI DJE MERKEL-MAKRON E KA THEN E STERTHEN BERISHA ME MIJRA E MIJRA HERE PO ANALISTET GAZETARET TE TIPIR BATON HAXHIA QE E MBESHTETIN NE FAKTE KY HAXHIA KA NJE VECORI VDES DHE RINGJALLET PRAP TE NJETEN GJE BENE EDHE KRYEMINISTRI YNE NUK VDES POR SHKON DERI NE DER TE VARRIT RRIN I SEMURE 2-3 VITE DHE PASTAJ NGREHET DHE MERR REVANSH NE GJUHEN POPULLORE RRINE SI GJRPER I VRAR DHE NE MOMENTIN KUR STA MERRE MENDJA TE KAFSHON ……………..

  10. O Bushat,nuk e humbi fugoni i rilindjes stacionin europian po e humbi autobuzi Shqiptar,pasi integrimi eshte çeshtje kombetare jo çeshtje partie,qeverie apo lideri,megjithate me ato qe shkruan askund nuk shoh pergjegjesi te Rames per refuzimin e negociatave,thjeshte eshte çeshtje proceduriale…

    1. Ne ndryshim nga ju llapaqenet e rilindjes, neve kemi luftuar per pak standart, kurse ju karat ngelet gam gam gjithe jetes, militant parazit.

  11. “Kancelarja nuk mund të bënte asgjë për ta ndihmuar të preferuarin e saj që dikur e shkrinte gazit me barcaletat e kohës së komunizmit. ” Gazetar palaco, i ceket e idiot.

  12. A e pate dje Belinda Beqir Ballukun?
    Sapo mbaroi Samiti i Berlinit njoftoi per 2 koncesionet e radhes me PPP, rrugen Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat, ne kundershti te plote me rekomandimet e BB dhe FMN
    Keto taksa na ngelin ne ne kurriz ne forme borxhi

  13. Nga Ardi Stefa*

    Uat dhë fak!…
    I dashur Naltgjatësi!
    I dashur Lider Global!
    I dashur Skënderbe i Spiropalit!
    I dashur ekokuent i batutave, sharjeve dhe “ironive”!
    I dashur komedian i “One Man Show”, king i “Stand Up Comedy” lart e poshtë Shqipërisë.
    O yll i modës që vesh xhaketë kostumi me brekushe e atlete.
    Që magjepse Parisin e Vorpsit…
    Që akoma edhe pas 6 vjetësh në krye fajin ta kanë të tjerët!
    I dashur lider që na mbive në TV!
    Që popullin e ndave në “Ne” dhe “Ata”, megjithëse duhet të ishe kryeministër i të gjithëve!
    Që veç për fasadën mendon, aspak për thelbin!
    Që specialistë ka, por s’ka punë!
    Që gënjeshtrën dhe mashtrimin i ngrite në institucion.
    Që mendon se populli i deleve meriton të qeveriset nga ujqërit.
    Që me paratë e krimit i more të gjitha : timonin, rrotën, tepsinë, kazanin dhe legenët.
    Që arrogancën dhe fyerjen i ke armën kundër të dobëtve, se ndaj të fortëve zbythesh.
    Që po i hamë kaq kohë asaj dhe të tjerëve të tu atë që nuk thuhet…
    Që fajin gjithmonë ta kanë të tjerët, ti asnjëherë…
    Sa të tjera të rreshtoj?…
    Por…
    Një premtim e mbajte: “Ndërtove Shqipërinë që ti dhe të ngjashmit e tu donit”!
    Na çove vite e vite larg Europës!
    Mos bëj sikur trishtohesh.
    Jashtë BE ti dhe soji yt mbijetoni e mbretëroni!
    Mbillni drogë dhe mbroni grosistët.
    Mbroni krimin, oligarkët dhe koncesionet.
    Prishni gjithçka për të ndërtuar kulla që të pastroni paratë.
    Ndërtoni 100 metra rrugë dhe shpenzoni(?) 6 milionë euro…
    Qeveris aq mirë e u jep aq shumë shpresë shqiptarëve, sa 84% duan të ikin një orë e më parë, ndërsa zëmë vendin e dytë në Europë me 55%, pas grekëve për popullin më të zhgënjyer e të stresuar.
    Blini vota dhe me kokëfortësi po e çoni vendin në një 1997 të dytë!
    Për largimin nga BE trishtohemi ne, populli.
    Trishtohem unë, që kam punuar 20 vite jashtë Shqipërisë, dhe vetëm brenda BE do më njiheshin ato vite pune për pensionin.
    Trishtohen pacientët për sistemin shëndetësor skandaloz.
    Nxënësit e studentët për arsimin mjeran dhe premtimet e pambajtura.
    Të rinjtë që nuk gjejnë punë…
    Trishtohemi për cilësinë më të ulët të ushqimeve, tregtimin e çmimet e pakontrolluara të tyre.
    Që s’kemi asnjë plazh publik në qindra kilometra vijë bregdetare.
    Pensionistët për pensionet që nuk i rrite kurrë!
    Trishtohen mjekët që po lënë Shqipërinë.
    Trishtohen…
    Mësuesit që fyhen e denigrohen nga ata që kanë më pak shkollë se ata, ose nga të pashkollët fare.
    Që paguhen shumë pak, se ti dhe militarët e t’u i përbuzni.
    I detyroni të ndjekin cirkun tënd me karrige në krahë nëpër sheshet e qyteteve e të qeshin me “shakatë e kripura të Duçes”!
    Trishtohet populli për krimin që e futët në parlament e tani së fundi dhe kllounët.
    Por edhe varfëria ka dinjitet, megjithëse ka shumë trishtim në sy
    Jo ti. As shokët e tu.
    Ndaj mos na çaj shumë trapin duke na e hedhur neve fajin!
    Me ty dhe sojin tënd në krye ne do hyjmë në BE kur veza të qethet dhe pastaj të rruhet!

    *Ardi Stefa është gazetar dhe aktivist, si dhe mësues në Vlorë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu