• |
ide | kryesore

Champions/ Pochettino nuk sheh limite për Tottenham: “Tani gjithcka është e mundur”

Sport



Gjysëmfinalja është nga ato, që në fillim të sezonit, askush nuk do ta kishte parashikuar në Champions League, e ndërkohë për Tottenham të Maurizio Pochettino ka mbërritur momenti për të shkruar një kapitull të ri europian kundër surpizuesve të Ajax: “shpirti me të cilin kemi ndërtuar në këtë skuadër na mëson se mund të arrijmë cfarëdo rezultati – ka komentuar tekniku argjentinas në vigjilje të ndeshjes -, gjithcka është e mundur. Kjo është forca jonë e ndihem me fat sepse tek Tottenham drejtuesit më kanë mbështetur gjithnjë, duke më lejuar të punoj me principet e mia”.

Edhe kundër Ajax do të mungojë Harry Kane, që është i dëmtuar në kavilje: “Është gjithnjë problem kur mungojnë lojtarë si ai, por përpara individit vjen skuadra”. Përballja në gjysëmfinale është historik për Spurs, që duhet të përballojnë furinë e një skuadre të talentuar që ka nxjerrë KO dy pesha të rënda si Real Madrid e Juventus: “Nuk rastis shpesh për Tottenham të luajë një gjysëmfinale Champions, përkundrazi, është hera e parë për këtë klub e duhet të tregojmë respekt për kompeticionin dhe kundërshtarin, nuk do të jetë një ndeshje e thjeshtë. Ajax e ka merituar plotësisht të jetë këtu” përfundoi tekniku, që për ndeshjen e parë shpreson shumë në efektin e Tottenham Stadium.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *