• |
ide | kryesore

Eurokomisioneri Hahn: Nuk mund të rrimë indiferentë ndaj situatës në Ballkan

Lajme, Planet



Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Johanes Hanh, ka shprehur besimin se Komisioni Evropian do të rekomandojë në fund të majit çeljen e negociatave me dy vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësur në BE, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Nuk bëhet fjalë vetëm për popujt e Europës Juglindore, por edhe për interesat tona. Ose eksportojmë stabilitet ose importojmë destabilitet.”- ka thënë të premten e kaluar Hahn për të përditshmen gjermane “Handelsblatt”, në prag të Samitit të Berlinit që po zhvillohet ditën e sotme.

Në optikën e Hahn-it, hapja e negociatave është një vendim jo vetëm i merituar nga këto dy vende të rajonit, por edhe i shtyrë në kohë, pasi sipas tij do të duhej të kishte ndodhur që në qershorin e kaluar. “Vendet ballkanike janë fqinjët tanë dhe nuk mund të rrimë indiferentë për situatën e tyre politike dhe ekonomike”, ka përmbyllur komentin e tij eurokomisioneri.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *