• |
ide | kryesore

FOTO/ Plas tek Napoli, tifozët refuzojnë fanellën e Callejon: kërkon llogari Mertens

Sport



Në shtëpinë e Napoli thyerja mes shoqërisë dhe tifozëve nuk ka rregullim. Gjest i fortë kontestimi nga ana e tifozëve napoletanë në Frosinone kundër skuadrës, pavarësisht fitores. Në fund të ndeshjes lojtarët e Napolit janë afruar në sektorin e tifozëve të tyre për ti përshëndetur e Callejon, që në këtë ndeshje ka shënuar prezencën numër 300 me të kaltrit, ka hequr fanellën dhe e ka hedhur tek tifozët, por ai që e mori e ka hedhur sërisht drejt lojtarit. Në kor menjëherë ka nisur thirrja “meritojmë më shumë”.

Atmosferë e tensionuar, sidomos pas banderolave kundër presidentit Aurelio De Laurentiis dhe tekniku Carlo Ancelotti të shfaqura në Napoli. Tekniku ka dashur të mos e bëjë dramë, por nuk e ka fshehur pakënaqësinë: “Lojtarët mbetën të mërzitur. Edhe unë u surprizova nga kjo gjë”, tha Ancelotti në konferencën e shtypit.

Pas asaj që ndodhi me refuzimin e fanellës, Callejon u largua i trishtuar, ndërsa Mertens shkoi drejt tifozëve për të kërkuar llogari “Përsé, përsé?”, për tu larguar më pas bashkë me shokët e tjerë të skuadrës. Në fund të ndeshjes belgu, që ka barazuar Maradonën, ka shpjeguar: “Tifozët na kërkojnë ta djerësisim fanellën dhe është kjo ajo që po bëjmë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *