• |
ide | kryesore

Gara për kreun e Prokurorisë, Arta Marku dorëzon kandidaturën në KLP

Lajme, Të fundit



Kryeprokurorja Arta Marku ka paraqitur pranë KLP-së kandidaturën për drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme. Markut do t’i duhet të përballet në garë me magjistratin Olsian Çela, prokuroren Fatjona Memçajn dhe avokatin Lulzim Alushajn.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi garën për përzgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm më datë 19 mars, bashkëshoqëruar me miratimin e rregullores mbi kriteret që duhet të përmbushin kandidatët. Në një hark kohor prej 45 ditësh, Këshilli do të bëjë  vlerësimin e kandidatëve referuar  kritereve të paracaktuara dhe më pas procedohet me mbajtjen e një seance dëgjimore me secilin prej tyre.

Kushtetuta përcakton se Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e votave, në mesin e tri kandidaturave që KLP-ja i dërgon legjislativit. Nëse parlamenti vonon përtej 30 ditëve miratimin e njërës prej kandidaturave, prokurori i renditur nga Këshilli i pari në listë emërohet automatikisht në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.



5 Comments

  1. Nga ky soj i duhen Ramës, prandaj e zgjodhi duke shkelur ligjet dhe kushtetutën. Nëse zgjidhet vërtetë, përsëri kemi të bëjmë me shkeljen e kërkesave të vettingut. Ajo nuk u paraqit në vetting. Kishte paqartësi dhe pasaktësi, paaftësi dhe heshtje para dosjeve që presin si: 339 apo 184. Për popullin dhe drejtësinë nuk ka asnjë vlerë. Ajo mbron e do të mbrojë ata që i duhen” Të Gjatit”: bandat, kriminelët, mafien në përgjithësi. Ku – ku, si arritëm deri këtu, do të thoshte vajtori, që ia di hallet Shqipërisë.

  2. E perzgjedhura e amerikes,kjo do te jete Silvia Conti e agjentit te udb salih berisha,kjo do te beje ate qe Llalla nuk donte ta bente per 7 vjet,cetniket e shpellaret e salihut e sulmojne per arsyen e vetme,nuk I perket sektit islamik te salihut,si kreu I ketij sekti qe ne vitin e larget 1992,kur e futi shqiperine ne ferrin islamik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *