• |
ide | kryesore

Macron vë rregull në Francë, nis vizitat e pezulluara zyrtare

Planet



Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë me dije se homologu i tij francez, Emmanuel Macron, do të kryejë një vizitë formale në Serbi më datë 16 korrik. Ky takim Macron-Vuçiç është në të vërtetë i shtyrë në kohë, për rrjedhojë të prevalencës që mori politika e brendshme në Francë, përgjatë protestës qendrestare prej pesë muajsh të “jelekverdhëve”.

Me mijëra francezë u derdhën në sheshet qendrore të Parisit në shenjë rebelimi ndaj rritjes së planifikuar të taksës së naftës, lëvizje që më tej mori përmasa shumë të mëdha duke u shndërruar në një reagim ndaj pabarazive sociale dhe elitës politike, të përceptuar si një grup pushtetarësh që kanë humbur kontaktin me sovranin e zakonshëm. I zënë ngushtë nga trazirat në vend, Macron reflektoi dhe njoftoi ndërmarrjen e një paketë masash, që do të konsistonin në taksa më të ulëta për qytetarët.

Duke i paraprirë takimit të 16 korrikut, Vuçiç dhe Macron do të kenë mundësi të takojnë duart dhe të bisedojnë për mundësitë e normalizimit të marrëdhënies Kosovë-Serbi, në punimet e Samitit të sotëm në Berlin mes krerëve të shteteve dhe të qeverive të Ballkanit Perëndimor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *