• |
ide | kryesore

Ndërpreu koncertin dhe u dërgua në spital, reperi shfaqet në krah të Dua Lipa-s

Paparazzi, Slider



Para pak ditësh reperi me origjinë shqiptare, Action Bronson, u transportua drejt spitalit duke lënë në mes performacën në një koncert në Kanada.

Siç u bë me dije, shkak për këtë ishte bërë një dritë skenike që nuk funksiononte mirë dhe për pasojë artisti, emri i vërtetë i të cilit është Ariyan Arslani, pati problem me shikimin. Ishte ai vetë që e sqaroi të gjithë ngjarjen me anë të një postimi në Twitter: “U verbova dhe u çorientova nga shpërthimi i një drite skenike natën e kaluar, prandaj nuk munda ta mbaroja performancën time në Ottawa. Tani ndihem më mirë, ju faleminderit. Ato gjëra nuk duhet të lihen më kurrë afër meje, ishte e tmerrshme. Tregohuni të kujdesshëm.” Mund ta imagjinoj babin shqiptar të tij, të zhgënjyer nga djali i tij që u dërgua në spital nga një dritë skenike. Edhe pse TMZ raportoi se shqiptari ishte në kujdes të specializuar në qendrën shëndetësore, pak ditë pas ngjarjes, Action Bronson duket se e ka kaluar këtë situatë të vështirë. Këtë e shohim në një postim në Instagram të Dua Lipa-s, e cila me anë të disa fotove na tregon se ka vizituar studion e reperit .



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *