• |
ide | kryesore

Samiti i Berlinit/ The Economist: Ballkani, oborri i Evropës

Lajme, Planet



Liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë sot në punimet e Saimitit të Berlinit, të organizuar nën përkujdesin e veçantë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe të presidentit francez, Emmanuel Macron.

Në këtë takim të çlirët nga aspekti formal, numri një i qeverisë gjermane dhe njëherësh “busulla” e politikës evropiane, shpreson të vendosë rregull në çështjet më polemike rajonale për t’i dhënë fund mospajtimeve mes vendeve kandidate apo prej kohësh në fazë negocimi me Bashkimin Evropian, me qëllim që të sigurohet ecuria e tyre në procesin e integrimit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë së Përbashkët të BE-së, Federica Mogherini, kanë pritur me ngazëllim mundësinë e zhvillimit të bisedimeve mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe homologut të tij kosovar, Hashim Thaçit, mbi idenë e “korrigjimit të kufijve” në sajë të shkëmbimit të territoreve ku prevalon popullsia e etnisë tjetër. Megjithatë, Merkel ka qenë në mënyrë konsistente e mendimit se këmbimet territoriale do të hapnin një “kuti Pandore” në Ballkan, një vatër kurdoherë e nxehtë konflikti.

Elita politike serbe paramendon duke kryqëzuar gishtat që përmes shkëmbimit tregtar dhe lëvizjes së lirë së njerëzve, mund të arrihet bashkimi me entitetin serb në Bosnje, një skenar potencialisht luftëhapës që eksponentët e Brukselit i druhen. Po ashtu, Serbia është përpjekur të armatoset “gjer në dhëmbë” dhe është folur madje edhe për luftë me Kosovën, e cila në kundërpërgjigje miratoi tre projekt-ligje për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një ushtri kombëtare.

Ndërkohë, Maqedonia e Veriut që së fundmi zgjidhi me Greqinë mosmarrëveshjen mbi çështjen e emrin, tani synon të hapë negociatat e pranimit në BE. Nga ana tjetër, Kosova parashtron kërkesën e liberalizimit të vizave për qytetarët e saj në hapësirën “Shengen”. Në përballje me këtë tërësi ambiciesh politike, udhëheqësit e BE-së duhet të jenë të unifikuar dhe mendjendarë.  Por, përkundrazi, ata kanë qendrime të ndryshme dhe janë të shpërqendruar nga problematikat e brendshme të Unionit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *