• |
ide | kryesore

Takimi me Merkel/ Kujt i duhet besuar Ramës apo Cakajt?

Arkiva, Kryesore



Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cili së bashku me Elisa Spiropalin kanë qenë dy nga shoqëruesit e kryeministrit në takimin me kancelaren Merkel, është treguar super entuziast për hapjen e negociatave. Sipas Cakajt, Merkel ka shprehur mbështetje absolute për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

“Takimi me Kancelaren Angela Merkel konfirmoj edhe një herë mbështetjen absolute të Gjermanisë për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE. Progresi i madh i Shqipërisë në 5 prioritetet kyçe, me theks të veçantë në reformën në drejtësi, merr vlerësimin më të lartë nga Gjermania”, ka shkruar ai me nota hiper optimiste. Por, po të krahasohet deklarata e tij me atë të Ramës, pas takimit, ndryshimi që vihet re është i madh.

Lapsi.al i ka krahasuar ato i nisur edhe nga komentet e shtypit Gjerman që theksuan një ditë më parë se vetëm Maqedonia pas marrëveshjes së emrit me Greqinë , e meritonte ta hidhte këtë hap.

Ja se ç’shkruan njoftimi i kryeministrisë: “Ne kete takim u diskutua mbi ecurine e reformes ne drejtesi dhe procesin e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian. Gjithashtu Kryeministri Rama foli edhe per pritshmerite e qeverise shqiptare per raportin e Komisionit Europian qe pritet te publikohet ne fund te muajit maj. Kryeministri Rama e falenderoi Kancelaren per vemendjen e vazhdueshme dhe mbeshtetjen qe Gjermania ka dhene per te shtyre me tej rrugen e Shqiperise drejt Bashkimit Europian”.

Krahasoni deklaratat e plota:

Cakaj: Merkel mbështet hapjen e negociatave

Rama takon Merkel në Berlin, bisedë për reformën në drejtësi dhe negociatat me BE-në

Deutschland Balkan-Treffen in Berlin | Merkel und Rama (picture-alliance/dpa/M. Kappeler)

Pra shtrohet një pyetje: nëse sikurse thotë ministri nga Prishtina “Angela Merkel konfirmoj edhe një herë mbështetjen absolute të Gjermanisë për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE”, a nuk do të theksohej kjo me forcë edhe në njoftimin për shtyp të kryeministrisë?

Deri sa selia e shefit të qeverisë nuk e ka bërë këtë ndrihen dy dyshime: Ose me mungesën e tij të përvojës Gent Caka nuk ka kuptuar asgjë, ose në të kundërt edhe njëherë Rama po e përdor mëkëmbësin e tij për motive propagandistike ashtu sikurse bëri me luftën kundër nepotizmit në diplomaci, apo me targat e konsujve të nderit. Duke parë edhe deklaratat që radioja publike gjermane Deutcshe Welle bëri pas takimit, më shumë gjasë ka që të jetë kjo e dyta.

Sepse DW konfirmoi edhe njëherë se: “zgjerimi i BE-së nuk është temë bisede në Berlin. Qarqet diplomatike nga Berlini rikonfirmojnë për DW se Franca nuk dëshiron ta zërë fare në gojë çështjen e zgjerimit të BE-se në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, që do të mbahen në fund të majit”.

Po sipas kësaj mediaje edhe vetë  “Merkel nuk mund të marrë asnjë vendim pa miratimin e Bundestagut. Siç mësoi DW nga qarqet politike pranë CDU-së, afati kohor që nga publikimi i raportit të progresit të BE-së, më 29 maj deri në samitin e BE-së në qershor, nuk mjafton për të marrë një vendim për çeljen e negociatave. Burime nga CDU/CSU i thanë DW-së vendimi i tyre do të shtyhet në shtator”.

Kjo ndoshta është edhe arsyeja se pse shefi i tregua i “matur” dhe vartësi i tij Cakaj u “rëmbye” me urdhër.

©Lapsi.al

/



20 Comments

  1. Deutche Welle ka shfryrë të gjithë pompozitetin me të cilin Rama dhe Cakaj shitën takimin me kancelaren Merkel duke e raportuar si një takim të suksesshëm.

    Në një postim në fb, Dw shkruan se takimi midis Merkel dhe Ramës zgjati më pak se 30 minuta.

    LEXO EDHE:
    Julian Dedaj për Syri.net; ‘Pse mendoj që nuk do të ketë më takim Rama-Basha’
    ‘Më pak se gjysmë orë kishte Merkel në takimin me Ramën para se në orën 17.00 të përshëndeste Presidentin Francez Macron. Për Shqipërinë ka shumë rëndësi ccelja e negociatave , por momentalisht kjo është e pasigurtë.’ shkruanm DË.

    Duhet kujtuar se Merkel e ka anashkakuar plotësisht Ramën, pasi zgjodhi që para tij të takojë kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, vendi i të cilit ka më shumë gjasa të marrë cceljen e negociatave.

    Image

  2. Kancelarja gjermane nuk mund të marrë asnjë vendim pa miratimin e Bundestagut., ndërsa siç mësoi DW nga qarqet politike pranë CDU-së, afati kohor që nga publikimi i raportit të progresit të BE-së, më 29 maj deri në samitin e BE-së në qershor nuk mjafton për të marrë një vendim për çeljen e negociatave.
    Burime nga CDU/CSU i thanë DW-së vendimi i tyre do të shtyhet në shtator.

  3. Keni ngelur tek idete e vjetruara te propagandes se para viteve 90 dhe shumica e shqiptareve tallin kokrrat me kete lloj propagande . Burim me i besueshem , sesa burimet zyrtare gjermane dhe franceze , jane kadrinjte dhe kazanxhinjte tane ???

  4. NJE PYETJE KISHA PER MERKELIN E PA APO SE PA SE KUSHE E SHOQERONTE RAMEN NE TAKIMIN ME TE RENDESISHEM TE VITIT 2019 PER SHQIPTARET MUA ME DUKET SE SHQEROHEJ PREJ HIJES SE TI CA FEMIJE ..

  5. ore minister leshi , po negociatat jane hapur qe para dy vjetesh , e harrove kryeministrin tend se ctha? negociatat u hapen .

    minister idiot, lexo je here se ca ka thane NM e tij Rama IV ne 2017

  6. Keta te lapist se ku i gjejne ca krahasime idjote , qe nuk kan vend fare , vetem e vetem qe te justifikojne ato analizat e tyre debile per hapjen e negocjatave. Kapen pas budallalliqeve.. jo po kryeminsitri nuk e tha kete … jo po ministri i jashtem e tha kete … jo po D.W tha keshtu..

    Komplet debilllik.

    NEGOCIATAT DO HAPEN DHE TERE KETO ARTIKUJ BYTHE QE KENI SHKRUAR KETO 6 MUAJ, TERE AI VRER QE KENI VJELLE KUNDRA QEVERISE , TERE ATO ANALIZA DEBILESH DO SHIFEN QE KAN QENE KOMPET SHIT.

    1. Negociatat janë hapur vjet, o shoku rilindas, por ti duhet të kesh qenë dru dhe nuk e ke ndjekur shefin tënd edvinin gjatë ceremonisë me ambasadorët tanë në Bruksel e tj.

  7. Negociatat jane te hapura prej 6 vjetesh. Ne to marrin pjese Mane, Kastrati, Salillari dhe Fusha. Synimi: Perlarja e cdo pasurie qe ka mbetur pa u ndare akoma.

  8. Nga zyra informacionit te Kryeministrise gjermane behet me dije,se ne qender te bisedimeve,ka qene
    konflikti ne mes Serbise dhe Kosoves.Serbise i kerkohet njohja e Kosoves,si kusht per hyrjen ne BE.
    Rrespekt per Zonjen Merkel.

  9. Unë them le t’i besojmë Cakajt, që filloi të merret me politikë qëkur ishte 14 vjeç, edhe pse , fatkeqësisht, nuk u bë dhëndërr atëherë. Të kesh lexuar sa të gjithë ministrat e Ramës bashkë me presidentin, të kesh marrë 3 mastera për 3 vjet, kësaj i thonë të kalosh çdo parashikim , çdo imagjinatë dhe të jesh diçka më shumë se filozof e gjeni . Nuk jam i sigurtë, çfarë vjen pas këtyre gradave shkencore. Nganjëherë, mendoj se mos vjen sëmundja Alzheimer , dementia apo skizofrenia, llogomania ose ndonjë tjetër. Lajmi i Ramës, si fitore dështake ose dëshpruese nuk kishte pse të jepej edhe një herë si vjet, si lajm të gëzuar, i bie që të bënte dy herë të njëtin gabim dhe kjo e bën me faj. Kur njeriu thotë gënjeshtra vazhdimisht, d.m.th., se i kanë pëlqyer ato dhe se po shkon drejt çmendurisë. PO dëgjojmë dokrra hini, që vinë nga Berlini.

  10. Juri,te pershendes per komentin.E ke kapur exakt.Gjithe ajo Parti Socialiste,pamvaresisht se e kthyer ne rilindje,nuk paska njerez te pjekur nga cdo drejtim,e sidomos ne pjekuri,moshe dhe experienxe politike,per ta shoqeruar kete kryeminister,ne nje takim kaq te rendesishem? Apo ky palo kryeminister,edhe keta dy shoqerues,njerin qe nuk din as shqip,dhe tjetra qe eshte pa ide,pa projekte,pa fryme ,por vetem zhurmon pa pushim neper takimet mediatike,duke perseritur disa here te njenjtat fjali,vetem per te mos lene te flasin,kundershtaret e saj, shume i ka.

  11. Ziguri I qarrit e pershendeti merkelin,ky eshte lajm,salihu I udb nuk e ka bere akoma,bravo bythlepirsi klasik I bisturise ja fute mire shefit

  12. Nje gje nuk arrij ta kuptoj,si ka mundezi qe ju te lapsit gezoheni kaq shume dhe doni kaq shume qe Shqiperia te mos hyje ne Europe!?çrendesi ka kush eshte ne pushtet dhe kush merr meritat e futjes ne Europe,e rendesishme eshte te hyjme qe te ndryshoje e ardhmja e vendit,sigurisht qe veshtire te merret vendimi,pasi nuk ka si te quhemi normal kur shikon opoziten qe del nga sistemi dhe hipen lart pemeve,bllogon rruget dhe djeg goma sikur jemi ne Somali,por hapen nuk hapen negociatat nje gje eshte e sigurte PS do i fitoje prape zgjedhjet…

  13. asnjerit jan qe te dy mut stalini e shurr vuqiqi si baton hagjiu e thaqi.mbrem ter naten kan lepir pall vuqiqi denim qe nuk i dhan gjysmen e kosoves serbis.

  14. O i paemer e ke pare ne tv sa keq veshur se keq krehur dhembet pertoke sikur je ne nje film te 60 dhe do te hysh ne evrope edhe me hoxhen qe ta jep kongen me 100 decibel. Po hyme do hyjme per gjynof.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *