• |
ide | kryesore

Thaçi i pakënaqur në Berlin: Asnjë vendim i guximshëm, deri tani vetëm premtime

Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i pa kënaqur me atë se çfarë ndodhi në Samitin e Berlinit. Thaçi theksoi se në këtë Samit nuk u mor një vendim i guximshëm nga Merkel apo Macron, po u mbyll me premtime abstrakte. Këto deklarata që nuk pasqyrojnë situatën reale politike në rajon, sipas kreut të Kosovës, nuk ndihmojnë për të marrë vendime të guximshme nga shtetet e rajonit.

“Në hapjen e Samitit të Berlinit fola për bashkëpunimin rajonal dhe pajtimin. Situata dhe relacionet janë në nivel të ulët, prandaj në rrethana të tilla shumë iniciativa të mira nga Procesi i Berlinit kanë mbetur pa u realizuar.

Kjo situatë e keqe nuk mund të tejkalohet vetëm me deklarata dhe premtime abstrakte. Duhen vendime të guximshme nga shtetet e rajonit, të cilat nuk do të ndodhin për aq kohë sa nuk ka vendime të guximshme dhe strategjike nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare.

Edhe pajtimi do të jetë i pamundur për aq kohë sa Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Gjermania dhe Franca kanë mundësi ta marrin lidershipin për këto vendime të guximshme. Por, një prej vendimeve të para që Bashkimi Evropian do duhej ta merrte është liberalizimi i vizave për qytetarët tanë.

Kosova padrejtësisht ka mbetur vendi më i izoluar në Evropë. Qytetarët e Kosovës janë populli më proevropian në rajon dhe është shumë e padrejtë të vazhdojnë të diskriminohen”, – shkruan Thaçi.



5 Comments

  1. Ky tradhetari thaçi nuk qenka i kenaqur nga Merkel e Macron, por nuk thote se per c’ fare ky i shitur nuk qenka i kenaqur. Domethene se ky kosovari armik dhe armiku shqipareve vuçic duan te ndjene Kosoves. Shkofsh ne te sat ème bastard.

  2. Kane dale si te kopshtit aty te mbledh bashke. Sikur i ka mbledh Halla Merkeli me thuper.
    Foto qe flet 1000 fjale, ska nevoj per koment. Perpara kane dale vete e anash e mrapa kane lene keta, njeri shikon si drerat naten driten e makinave te shtangur, tjetri ja ka ngul syte dickaje ne ane. Thaci ne fakt ka nje fare te drejte, dhe per fat te keq Evropa ska udheheqje ska dike te mare vendime vetem sorrollaten, nderkohe Amerika ofron konkretisht gjera te joshin keta katundaret e qytetruar. Per fatin tone te keq gjithashtu dhe te idese se Evropes se bashkuar kjo gjendje do te vazhdoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *