• |
ide | kryesore

Video/ Edhe tifozët kundër Tiranës, sikur të mos mjaftojë renditja e problemet pafund

Sport, Video



Tre pikë nga makthi më i keq, nën presionin e të gjithëve, tek Tirana, Ardian Mema e futbollistët nuk dinë ku ta kenë mendjen më parë. Rezultatet nuk po vijnë, por duhet theksuar se janë në limitet e asaj vijës së hollë të kuqe, që ndan suksesin nga dështimi. Në Gjirokastër, bardheblutë kanë bërë një prezantim pozitiv në aspektin e lojës, e janë dënuar nga gabimet individuale, që i kushtuan dy pikë më pak në renditje. Tifozët natyrisht nuk janë të kënaqur me frikën e një rënie të dytë nga Kategoria në harkun e dy vjetëve, të mësuar me një histori të tërë si protagonistë.

Bllokimi i rrugës së kthimit të autobusit të skuadrës nga Fanatics dhe shmangia e konfrontimit nga forcat e rendit është prova e atmosferës në të cilën Tirana duhet të ndërtojë në pesë javët e mbetura rrugën drejt shpëtimit dhe një prezantimi të ëndërruar në Europë. Qetësia është ajo që kërkohet në skuadër në këtë moment, ku të gjithë janë vërsulur kundër lojtarëve, duke harruar se janë pikërisht këmbët e tyre që mund të shmangin atë që ambjenti bardheblu i tmerrohet më shumë: rënies nga Kategoria.

Tifozët kanë kontestuar edhe më parë skuadrën, duke i quajtur të padenjë për fanellën që mbajnë. Kanë kontestuar edhe presidentin Halili, me të cilin që prej rrëzimit historic të dy viteve më parë në të Parën, nuk kanë ndërtuar kurrë një mardhënie vlerësimi. Por presioni që po shfaqet në klub, ku të gjithë kërkojnë të cojnë fajin diku larg tyre, është i gabuar dhe më shumë se të gjithë e ndjen tekniku Ardian Mema.

Tirana tifozet on Vidnews.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *