• |
ide | kryesore

VIDEO/ Mendohej i vdekur, shfaqet pas 5 vitesh kreu i ISIS

Lajme, Të fundit



Abu Bakr al-Baghdadi u shfaq në një video për herë të parë që prej korrikut të vitit 2014 dhe betohet se do të hakmerret për vdekjen e militanteve të tij.

Lideri i ISIS dha predikimin e tij të fundit në Mosul, Irak, në korrik të vitit 2014. Nuk ishte shfaqur më që prej momentit që lajmëroi për ekzistencën e ISIS-it, rreth 5 vite më parë, në një video të publikuar në mbarë botën.

Abu Bakr al-Baghdadi shfaqet në këtë video propagandistike të publikuar sot nga organizata xhihadiste. 47-vjeçari është i ulur këmbëkryq, me një kallashnikov i cili mbështet në mur, pranë krahut të tij të djathtë.

Në këtë video lideri është filmuar duke folur me 3 persona, imazhi i të cilëve është i paqartë dhe dëgjohet duke ju thënë: “Beteja për Baghouz ka përfunduar. Por nuk shfaqi egërsinë, brutalitetin dhe qëllimet e sëmura të krishterëve ndaj komunitetit mysliman”.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *