• |
ide | kryesore

Aksionet e Tiranës: ish-presidentët e donatorët duhet të blejnë trofetë e fituara më parë prej tyre

F1, Sport



Aksionet e klubit të futbollit Tirana kanë qenë gjithnjë të përfolura, që kur % e mbetur në zotërimin e Bashkisë së kryeqytetit mbeti 34 dhe 66% u njohën si kapital i shoqërisë Halili shpk. Të interesuarit për tu bërë pjesë e Tiranës nuk kanë munguar asnjëherë, por pas vendimit të Bashkisë për ti nxjerrë në shitje aksionet e mbetura, lëvizjet janë konkrete. Julian Morina, dikur donator tek bardheblutë e një biznesmen i njohur në fushën e hotelerisë është i pari që ka bërë përpara me kërkesën për tu vënë në zotërim të 34% të aksioneve të klubit. Natyrisht pas Morinës do të jenë edhe të tjerë që do të bëjnë ofertën e tyre, por ka një fakt që i bën të stepen.

Në vlerësimin e shkurtit të bërë nga Deloite Albania vlera e aksioneve të Tiranës në total arrin një shifër variabël nga 246 në 300 milionë lekë. Në këtë prizëm, sipas raporteve financiare të vendosura nga Këshilli Bashkiak në 2014, një aksion i skuadrës së Tiranës ka vlerën e 1000 lekëve, ndërsa 34% përkthehen në 104 mijë aksione, apo rreth 1 milionë dollarë. I gjithë vlerësimi lidhet me emrin dhe trofetë e skuadrës bardheblu, që do të thotë që aksionet e blera nuk përfshijnë asetet, nga stadiumi “Selman Stërmasi” dhe deri tek kompleksi stërvitor “Skënder Halili” apo fushat e Kombinatit, që janë dhënë në përdorim nga Bashkia e Tiranës për një kontratë 18-vjeçare.

Kështu, të gjithë ish-presidentët apo donatorët futen në lojë njësoj sikur riblejnë trofetë e fituara dikur nga vetë ata. Në fakt, në ankandin që do të hapet për aksionet në lojë të Tiranës, duhet bërë një saktësim në lidhje me funksionimin e sistemit, në mënyrë që shpenzimet e bëra dikur për pasion nga këta njerëz, e kujtojmë këtu president edhe si Lufti Nuri apo Agron Papuli e emra të tjerë, të vlejnë të paktën për ta hapur një linjë preferenciale, ku e drejta është që jo cdo njeri që vjen sot me dëshirën të bëhet pjesë e Tiranës, të ketë të njëjtin shans me njerëz që prej vitesh kanë vuajtur e festuar bashkë me Tiranën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *