• |
ide | kryesore

Analisti në VOA: Samiti i Berlinit, shuplakë për Mogherinin dhe vdekje e ndryshimit të kufijve

Lajme, Të fundit



Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i Institutit Transatlantik të Këshillit për Politikën e Demokratizimit, tha për “Zërin e Amerikës” se shpreson që takimi i Berlinit i organizuar nga kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Emmanuel Macron, shënon përfundimisht “vdekjen e idesë për shkëmbim territoresh”, në mes te Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se takimi dha “rezultatet që ishin realisht të mundshme – fillimin e një nisme të re të vendeve kryesore të Bashkimit Evropian për të marrë udhëheqjen për t’i dhënë fund një periudhe dyvjeçare të së ashtuquajturës “faza përfundimtare” e bisedimeve, që në sajë të kryenegociatores se BE-së, Frederica Mogherini, shkoi në një drejtim krejtësisht të gabuar dhe përfundimisht u bllokua, dhe për të shkuar drejt një rivendosjeje të plotë të negociatave”.

Zoti Weber tha se “ishte e qartë që rifillimi nuk do të ndodhte në Berlin. Nuk mendoj që do të ndodhë as në Paris në takimin e radhës me 1 korrik. Me gjasë do të ndodhë vetëm pasi që trashëgimtari i zonjës Mogherini të marrë detyrën në vjeshtë”.

Vëzhguesit dhe analistët e kanë cilësuar takimin e Berlinit edhe si një goditje nga zonjës Mogherini për shkak të qasjes së saj ndaj ideve për korrigjim kufijsh dhe shkëmbim territoresh.

“Përfundimisht ishte një flakaresh. Federica Mogherini përfundoi duke qenë më shumë një spektatore sesa një pjesëmarrëse. Dhe kjo pas dy vjetësh gjatë të cilave ajo ndryshoi rolin e saj si drejtuese e negociatave duke i rrëmbyer ato, duke mbajtur të painformuar kryeqytetet e Bashkimit Evropian dhe në një mënyrë duke e shndërruar veten në një aleate të presidentit (Aleksandër) Vuçiç dhe presidentit (Hashim) Thaçi, në vend që të mbrojw interesat e BE-së kundrejt rajonit të Ballkanit”, – tha zoti Weber.

Ai shpreson që takimi “shënoi po ashtu vdekjen përfundimtare të idesë për shkëmbim territoresh, ndonëse duket që presidenti Macron ka nevojë edhe për pak kohë për të kuptuar përse kjo ide e rrezikshme duhet dhe duhej të ndalej me çdo çmim”, – tha ai.



4 Comments

  1. shenoi dhe vdekjen e bythqirve rama,thaqi,baton hagjiu,balla,majko,braqe etj krymba qenefi stalini e enveri.nuk ju mjaftoi qe kristq eama e spiro koleka me enverin,mehmetin,baba takun etj shiten nje her kosoven por donin me patjeter te shesin edhe pjesen tjeter.morra komunist jan keta.

  2. Mogherini per demin qe i bere Shqiperise me vasalen e qelbur Vlahutin te shkosh ne hale te gomereve te shkosh.

  3. Ku vene dore te majtet ka vetem deshtim dhe imoralitet. Nuk na dalin keta morrat e kuq qe kemi ketu, por na duhej dhe Mogherini.

  4. Ti, Hallall Bodo, sakte,
    TE tjeret Le te gjejne Kush o Qo mogherini qe boni pershesh sa desh…
    HAPUR. ME kamzhik proponent.

    Pyet mileti :
    Po keta qe e lene magjareshen a kanë pergjegjesi?

    Ne Deleeeeeeeeve
    na bohet qe
    S, e ka Fajin magjaresha
    qe shiu sa desh
    si me qenë napoleoni korsikan ne vaktit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *