• |
ide | kryesore

Champions/ Ajax i pandalshëm, Ten Hag gjithashtu: “Do ta bëjmë ne ndeshjen në Tottenham Stadium”

Sport



Pasi eleminoi Real Madrid e Juventus, vrapimi në Champions League i Ajax kalon nga Tottenham. “Do të japim maksimumin, skuadra është mirë dhe është në formë – ka siguruar tekniku i Heshtarëve Ten Hag -, e mbi të gjitha jemi të uritur. E dimë se mund të bëjmë një përfaqësim të madh, do të luajmë me besim por nuk jemi naivë”. Rruga është vetëm një, loja: “Nuk dimë të bëjmë ndryshe, duam të kemi kontrollin e ndeshjes menjëherë”.

“Na presin dy finale e do të japim maksimumin. Skuadra është mirë dhe në formë, mbi të gjitha jemi të uritur. Jemi shumë të motivuar e besojmë se mund të ofrojmë një përfaqësim të madh. Duhet të kemi besim në fushë, por sigurisht nuk jemi naive. Kemi luajtur shumë ndeshje e mendoj se skuadra ime ka mundësi të bëjë mirë. Mungesat e Tottenham? E vërteta i takon vetëm fushës. Ne do ti besojmë filozofisë sonë të lojës, nuk dimë të bëjmë ndryshe“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *