• |
ide | kryesore

Jep dorëheqjen Zëvëndësprokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve

Planet



Zëvendësprokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rod Rosenstein-i, i ka komunikuar kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump-it, vendimin për të hequr dorë nga detyra. Mësohet se akti i dorëheqjes i është paraqitur Presidentit të SHBA-ve më datë 28 prill, ndërsa pritet që të vihet në zbatim duke marrë karakter të pakthyeshëm ligjërisht më 11 maj. “Gjithmonë e kam vendosur Amerikën në radhë të parë, si dhe kam ndihmuar stafin e Departamentit të Drejtësisë me njerëz të përkushtuar ndaj vlerave që e bëjnë Amerikën të madhe.”- ka shkruar ndër të tjera Rosenstein-i në letrës ku njofton dorëheqjen e tij.

Rosenstein-i emëroi në detyrën e Këshilltarit Special, avokatin dhe zyrtarin qeveritar Robert Mueller, i cili ka shërbyer si shefi i gjashtë në radhë në krye të Byrosë Federale të Hetimeve, duke filluar nga viti 2001 dhe deri në vitin 2013. Së fundmi, në cilësinë e Këshilltarit Special, Mueller “dirigjoi” hetimet për ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në nëntor të 2016-s. Gjithashtu, Mueller hulumoti edhe mbi  lidhjet midis agjentëve sekretë rusë dhe fushatës elektorale të presidentit Trump, për arsye se prokurori i atëhershëm, Jeff Sessions-i, u tërhoq nga detyra.

Në radhët e hallkave të sistemit të drejtësisë amerikane, ishte krijuar pritshmëria që Zëvendësprokurori i Përgjithshëm Rosenstein të jepte dorëheqjen që në muajin mars. Mirëpo, Rosentein qëndroi në detyrë deri në finalizimin e hetimit nga ana e Këshilltarit Special. Në raportin përfundimtar që u bë publik rreth dy javë më parë, Mueller shpjegonte se ndërsa hetimi identifikoi lidhje të shumta  ndërmjet individëve që kishin lidhje me qeverinë ruse, dhe individëve të lidhur me fushatën e Trump, dëshmitë nuk ishin të mjaftueshme për të mbështetur akuzat penale. “Për më tepër, nuk kishte prova të mjaftueshme për të akuzuarit, anëtarë të fushatës së Trump, se kishin komplotuar me përfaqësuesit e qeverisë ruse, për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016.”- konkludonte Mueller.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *