• |
ide | kryesore

“Ju duam, por do t’iu mundim”: Ajax i shkruan Tottenham para ndeshjes

Sport



Jan Vertonghen, Toby Alderweireld, Christian Eriksen e Davinson Sanchez. Për ata sfida e Londrës mes Tottenham e Ajax, gjysëmfinalja e Champions League, ka një shije shumë të vecantë duke qenë se të katër lojtarët e anglezëve kanë luajtur më parë me fanellën e klubit hollandez: 616 prezenca në total, që nga moshat e deri në skuadrën e parë për të kaluar më pas në merkaton e klubeve të mëdha europiane deri në kontratën me Spurs. Një lidhje e fortë, dëshmuar edhe nga tatuazhi i tre X – simboli i klubit të Amsterdam – në krahun e Alderëeireld.

Një raport special, që në fakt në 180 minutat në vijim nuk do të vlejë, ashtu si është anuncuar pikërisht nga Ajax. Pak orë nga ndeshja kanë qenë pikërisht Heshtarët që kanë kujtuar të shkuarën, duke lëshuar një sfidë simpatike përmes rrjeteve sociale: në llogarinë në Twitter të hollandezëve janë postuar fotot e Vertonghen, Alderweireld, Eriksen e Sanchez me fanellën e Ajax. “Rriten kaq shpejt – shkruhet aty – Nga talente në lojtarë të mëdhenj”. E në fund mbyllja: “Ju duam, por do tiu mundim”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *