• |
ide | kryesore

Juan Guaido bën thirrje për grusht shteti: Momenti t’i sjellim demokracinë Venezuelës

Planet



Udhëheqësi i opozitës në Venezuelë, Juan Guaido, u ka bërë thirrje bashkëkombasve të tij të mbushin sheshet qendrore të kryeqytetit të Caracas-it në shenjë solidarizimi me përpjekjen e tij finale për të rrëzuar nga pushteti presidentin në detyrë, Nikolas Maduro-n. Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet e tij sociale, Guaido paralajmëron vënien në zbatim të një grushti shteti të planifikuar me mbështetjen e një grupi ushtarakësh. “Tani është momenti. Do të sjellim lirinë dhe demokracinë për Venezuelën. Sot ushtarët trima, patriot dhe burra të guximshëm që mbështesin kushtetutën, i janë përgjigjur thirrjes tonë”, shprehet Guaido.

Kriza politike që ka ngërthyer Venezuelën daton në maj të 2018-s, kur kreu i shtetit, Maduro, i cili ka shërbyer në këtë post që prej vitit 2013 përgjatë tatëpjetës së treguesve ekonomikë, siguroi një tjetër mandat 6-vjeçar, pasi fitoi zgjedhjet presidenciale të denoncuara nga opozita dhe bashkësia ndërkombëtare si të manipuluara. Më tej, në gusht të 2018-s, disa dronë të armatosur me eksploziv pezulluan një paradë ushtarake me një tentativë të dukshme për të vrarë Maduro-n. Mes paralajmërimeve se inflacioni mund të arrinte në një përqindje të frikshme deri në fund të vitit, qeveria hodhi në qarkullim një valutë të re kombëtare.

Në janar të vitit 2019, Guaido vetëdeklarohet president i përkohshëm në një prej protestave anti-qeveritare gati periodike. Njohja e Guaido-s si president i Venezuelës nga administrata Trump, u pasua nga zyrtarizimi i këtij lideri të ri edhe prej shumicës së vendeve të Amerikës Latine dhe të Evropës Perëndimore.

Në përgjigje të kundërvënies së ndërkombëtarëve, në shkurt të 2019-s, qeveria e Maduro-s njoftoi se nuk do të refuzonte marrjen e dërgesave ushqimore aq shumë të nevojshme për vendin, duke vendosur që Venezuela të furnizohej veçse nga Kolombia. Më vonë, Maduro çbën marrëdhëniet diplomatike me Kolumbinë dhe tensionet në kufi përshkallëzohen.

Në mars u ndërpre energjia elektrike në më shumë se 70% të vendit, duke penalizuar në veçanti aktivitetet e sipërmarrjes së lirë. Në përforcim të kësaj mase, SHBA-të njoftuan tërheqjen e gjithë personelit diplomatik nga ambasada në Karakas dhe sanksionoi disa prej anëtarëve të qeverisë së Maduro-s.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *