• |
ide | kryesore

Konispol/ Kapet një makinë me 10 kg drogë, në pranga dy persona

Lajme



Policia e qytetit të Sarandës ka arrestuar në flagrancë shtatasit me iniciale L.K., 53 vjeç  dhe J.Sh., 31 vjeç, nën akuzën e “Prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike”.

Pas një kontrolli të ushtruar në afërsi të fshatit Mursi të Konispolit mbi automjetin e të ndaluarit L.K., i cili shoqërohej nga bashkëpunëtori i tij J.Sh., blutë e Sarandës gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 kg lëndë narkotike e dyshuar të jetë e llojit “cannabis-sativa”.

Materialet hetimore iu përçaun Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Sarandë për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *