• |
ide | kryesore

Liberalizimi i vizave, Haradinaj: Morëm “Po”-në e Gjermanisë

Lajme, Planet



Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar përmes një statusi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, se Kosova gëzon përkrahjen e Gjermanisë lidhur me procesin e liberalizimit të vizave.

Këtë deklaratë, kreu i ekzekutivit të Kosovës e bëri pas takimit që zhvilloi me ministrin e Brendshëm të Gjermanisë, Horst Seehofer-in, i njohur për qendrimet e tij tejet konservatore ndaj politikës së “dyerve të hapura” që ndërmori në vitin 2015 kancelarja Angela Merkel.

“Pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, morëm “Po”-në e Gjermanisë për liberalizimin e vizave. Faleminderit Kancelares Merkel dhe shtetit Gjerman për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për popullin e Kosovës.”- shkruan Haradinaj.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *