• |
ide | kryesore

Marotta zgjedh trajnerin për vitin e ardhshëm: “Është Spalletti, ka një kontratë e jemi të qetë”

Sport



Trajneri i ardhshëm i Inter do të jetë… Luciano Spalletti. Për sa flitet në këtë moment, Inter ka ndërmend të zgjedhë linjën e vazhdimësisë. Për shumë arsye. Pa përjashtuar ato të lidhura me bilancin, sidoqoftë të rëndësishme, realiteti është se në klub është bindja se vlera e teknikut aktual është e lartë dhe se objektivi minimal po vjen, edhe në dritën e një sezoni torturues për shumë faktorë dhe merita kryesore është plotësisht e Spalletti.

Në këtë këndvështrim, përtej zërave për Conte, mundësitë e divorcit janë vërtetë të ulta. Fjalët e thëna nga administratori i deleguar zikaltër (“Trajneri i vitit të ardhshëm? Është Spalletti, ka një kontratë e jemi të qetë”) nuk duket të ishin për shkak të rrethanave. E gjitha kjo, është e qartë, në optikën e një kualifikimi në Champions. Të dështosh objektivin do të ndryshonte natyrisht gjithcka. Por për momentin nuk ëshyë një hipotezë që Inter kërkon ta marrë në konsideratë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *