• |
ide | kryesore

Mesazhi i Metës në takimin me aleatët e Bashës: Nuk është asnjëherë vonë për të reflektuar

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me krerët e partive të vogla të Grupimit të Qendrës së Djathtë, Fatmir Mediun të Partisë Republikane (PR), Agron Dukën të Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Vangjel Dulen e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) dhe Nard Ndokën e Partisë Demokristiane (PDK). Përmes njoftimit për shtyp të institucionit të Presidencës, bëhen me dije çështjet e aktualitetit politik të vendit të prekura në tryezën e bisedimit.

“Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin se mosregjistrimi i të gjitha partive opozitare të legjislaturës së fundit parlamentare rrezikon jo vetëm standardet e zgjedhjeve, por edhe pluralizmin politik në vend.”- shkruhet në njoftimin e Presidencës. Mësohet se Meta ka vënë theksin tek domosdoshmëria e vendosjes së dialogut ndërpartiak, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të klimës së polarizuar politike.

Kreu i shtetit ka nënvizuar se asnjëherë nuk është vonë për të reflektuar dhe për të gjetur zgjidhje politike të negociuara bashkarisht, të cilat do të mund të rivendosnin normalitetin kushtetues, institucional dhe demokratik të vendit. “Kreu i Shtetit do të vazhdojë kontributin e Tij, me të gjitha format e mundësitë për të kërkuar reflektimin e të gjithëve, me qëllim garantimin, jo vetëm të bashkëjetesës demokratike, por edhe ecurinë e suksesshme dhe të besueshme të reformave të lidhura me integrimin europian.”- përmbyllet njoftimi.



2 Comments

  1. E kuptoni liken o shpellaret e salihut,mos humbni kohe por shkoni rregjistrohuni se alternativa e shkrirjes ju pret,mos ndegjoni salihun bisturine qe e bere copa-copa per 30 vjet shqiperine

  2. Ja keta e ardhmaj e ndritur e shqiperise do na shpetojn nga hallet. edhe Like Ali Baba eshte pjes e kesaj aleance. po shifeni pak kete aleance e merrini me rradhe keta te iluminuar qe do na sjellin lirin e demokracin. Nard filozofi qe eshte ber barcalet me karlliqet qe thot e me arsyetimet prej idoti. Duka i krimit- sic i thoshte Salehu, vllai i presidentit hajdut te FSHF. Dash shehi ose Dash rakia, qe eshte byth nga mengjesi deri ne dark dhe nuk e di sa gishta ka ne dore. Medi gerdeci, i akuzuar per shum horrlliqe e qe shfrytezoi imunitetin per ti shpetuar gjyqit te gerdecit, nje varikars qe sdo koment. Dule greku me Idriz camin qe nuk e di njeri se cfar i lidh bashk, sdo mend qe tepsia. keta te fundit jan si ato forcat qe kundravihen per te krijuar ekujliber dmth si jing e jang. Ne krye te ketij koalicioni kemi dhe Like Ali Baben me ze e me figur. Basha me kete skuader fituesish e ka te sigurt tepsin. Tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *