• |
ide | kryesore

Meta: Mjaft me pozitat e “të fortit”, gati të takohem me Ramën për krizën

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta thotë se po vazhdon përpjekjet për të shmangur thellimin e krizës politike në vend. Pas takimit me partitë e vogla të opozitës Meta tha se do të vijojë përpjekjet në këtë drejtim.

“Ka qenë një takim, me kërkesën e tyre, të forcave politike, dhe padyshim mendoj se takimet janë të rëndësishme dhe janë të domosdoshme. Dhe të gjithë duhet të reflektojnë për të mos vazhduar askush nga pozitat e të fortit dhe atje, në tehun e buzës së greminës.

Nuk shikoj arsye për t’i mediatizuar, (takimet) sepse nuk dëshiroj pritshmëri të mëdha nga angazhimi i Presidentit, për shkak edhe të mungesës së instrumenteve kushtetues të Presidentit për të parandaluar apo të dekurajuar një situatë të tillë, jo vetëm përmes mesazheve apo veprimeve të tij.

Unë padyshim që do të takohem me të gjithë, jo vetëm me kryeministrin, por edhe me përfaqësues të tjerë politikë, por edhe me përfaqësues të shoqërisë civile. Edhe me shumë njerëz të tjerë të përgjegjshëm, të cilët kanë përgjegjësi për vendin, sepse kjo nuk mund të kthehet në një lojë “të fortësh” dhe më pas askush të mos mbajë përgjegjësi për pasojat që mund të vijnë.

Shpresoj që të gjithë të reflektojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse e gjithë kjo krizë konsumon jo vetëm energji për vendin, por nuk është e mirë as për atë vlerësim që Shqipëria ka pasur apo për ato pritshmëri që janë për rolin që duhet të luajë për stabilitetin në rajonin tonë” – tha Meta në një intervistë në RTV Ora. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. Edhe Meta është bërë si ndërkombëtarët tani.

    Për çfarë do të takohet, me edvinin? ASKUSH deri më sot nuk ka bërë dot marrëveshje pa qenë i mashtruar prej edvinit. Veç në bëfsh për tu dukur si i moderuar.

    Mos ndërhy kot se me kopetencat që i kanë lënë Presidentit të Republikës nuk ka asgjë në dorë.

    1. Baftiar-Allende, eshte simboli i te keqes ne kete vend, me te prishesh per 100000 leke te vjetra, eshte lubi e pangopur, per te tjerar i dini vet.

  2. Merr edvinin me moniken e futu nje te qir kujdes kur te qish edvinin mushja bythen me kryp se ashtu i pelqen atij kurve

  3. Detyren si president e ke bere daten e zgjedhjeve e caktuar,ketu ka filluar dhe mbaruar puna juaj o like,qe ti besh qefin tepelenes,qe nga pervoja e vet keshtu vepron kur e kalon kohen te shqupi e mbush bythen e vet me krip dhe therret cetniket e shpellaret e salihut qe ta kanaqin.

  4. Mir e ka ky kari siper. Mbarove pune. Daten e dekretove. Tani rri dhe ti, shiko si perdhunohen shqiptaret nga bandat e rilindjes. Fundja nuk e ke ti ne dore ta shpallesh rilindjen organizate kriminale edhe pse ish- numri 2 i saj akuzohet si kryetar organizate kriminale.

  5. Qelbesire fare,i jep vehtes kot duke qene nje precares i keq.Shyqyr qe shkoj ne hale me kembet e mia se ky palo burre as ne hale nuk te le.

  6. Ka frike likja se mos ngel pa asnje bashki kaq eshte e gjitha. Me vjen keq per keto komentuesit idealista por kaq driteshkurter eshte politika e dhjere shqiptare. Thjeshte interes i ngushte, perfitim personal, nepotizem, makuteri dhe sa per bashkepunim me bandat ky eshte nje nga kampionet bashke me ate kurven qe ka ne krevat.

  7. Salihu eshte I akuzuar me dokumenta si Bisturia e penicilina ti valixhja shpif qe salihu te ka perdhunua trute si fis

  8. PA ik Ju te gjithe
    Ska Europe per Shqiperine
    Po’ te gjithe Sic jeni ama
    Jeni bere te neveritshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *