• |
ide | kryesore

“Nuk kam vendosur asgjë”: De Ligt ngrin Barcelonën dhe i hap derën Juventus

Sport



Nga Ronaldo tek… Matthijs De Ligt. Është e qartë, krahasimi futbollistik mes të dyve nuk ka vend, por analogjia e historisë merr kuptim: CR7 sshënoi kundër Juventus,duke eleminuar bardhezinjtë nga Champions e pastaj u transferua në Torino. Talenti i Ajax, një nga mbrojtësit në të kërkuar në Europë, bën të njëjtën gjë… Është e mundur në fakt që verën e ardhshme hollandezi të bëjë të njëjtin rrugëtim si portugezi.

Nuk është e thjeshtë, por as e pamundur. Në lojë është Barcellona (që ka marrë ndërkohë De Jong, mesfushorin e talentuar) e katalanasit nuk kanë ndërmend të lëshojnë kapitenin e Ajax. Dukej diskutim i mbyllur, por në fakt është krejt e kundërta. Sepse De Ligt nuk ka vendosur ende e do ta bëjë në fund të sezonit.

Matthijs e ka të qartë se është lojtari më i kërkuar në merkato e në një konfrontim me tifozët në Instagram bëhet menaxher i vetvetes: “Mesfushorët – ka shpjeguar duke iu referuar transferimit të De Jong tek Barcellona – kanë tendencën të jenë më të shtrenjtë se mbrojtësit, por nuk kam idenë se cfarë do të ndodhë. Varet nga Ajax. Frenkie u transferua për një cmim të mirë. Për të ardhmen time nuk kam marrë ende asnjë vendim. Tani do të përqendrohem në fundin e sezonit me Ajax”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *