• |
ide | kryesore

Perandori japonez Akihito abdikon dhe i trashëgon fronin të birit

Planet



Perandori i Japonisë, 85-vjeçari Akihito, do të heqë dorë zyrtarisht në mesnatën e sotme nga pushteti mbretëror, që do të kalojë në duart e të birit, Princit të Kurorës Naruhito. Akihito nisi ritualet e abdikimit të tij me vizitën në memorialin kryesor të Kashikodokoro-s, në shenjë përnderimi dhe përgjunjeje ndaj perëndive.

Duke filluar nga nesër, princi Naruhito, 59 vjeç, do të zërë fronin mbretëror, duke u bërë kështu perandori i 126-të në radhë në monarkinë më jetëgjatë dhe më të hershme të trashëguar në botë. Në ceremonialin e trashëgimit të pushtetit që do të zhvillohet në Pallatin Perandorak, pritet të marrë pjesë kryeministri Shinzo Abe, kryetarët e të dyja dhomave të parlamentit, si edhe dhe gjyqtarët e Gjykatës Supreme.

Sipas prokollit, kreu i qeverisë japoneze, Abe, do të komunikojë aktin e abdikimit dhe fill pas këtij momenti, perandori Akihito do të mbajë ligjërimin e tij të fundit publik. Akihito u bë perandor në janar të vitit 1989, si rrjedhojë e vdekjes së babait të tij, Perandorit Shōwa (Hirohito).

Sipas rezultateve të një sondazhi të fundit ku janë anketuar një numër i konsiderueshëm japonezësh, familjen perandorake ka arritur ratat më të larta të mbështetjes publike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *