• |
ide | kryesore

Romës i prish planet PSG: Al Khelaifi kontakton Conte

Sport



Është e gjitha për tu përcaktuar e ardhmja e Antonio Contes, që vazhdon të jetë në mendjen e Romës, por në orët e fundit është shfaqur një interesim i rëndësishëm për ish-trajnerin e Italisë. Bëhet fjalë për Paris Saint-Germain, që – ashtu si shkruan La Repubblica – ka kontaktuar teknikun pas KO në finalen e Kupës së Francës. Në Paris nuk janë më të bindur për Tuchel e meditojnë një revolucion.

Në Paris nuk e kanë kaluar lehtë eleminimin e Tuchel në 1/8 e finaleve të Champions e për më tepër edhe në finalen e Kupës sëi Francës kundër Rennes. Kështu që është më shumë se i mundur largimi i teknikut gjerman në fund të sezonit, aq sa – sipas asaj që bën të ditur La Repubblica – presidenti Al Khelaifi ka kontaktuar menjëherë Antonio Conte pas disfatës së të shtunës. Milionat e sheikut dhe një projekt që shkon drejt triumfit në Champions, në fund, mund të bëjnë diferencën dhe në Romë e kanë të qartë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *