• |
ide | kryesore

Thaçi: Ju them çfarë fitoi Kosova në samitin e Berlinit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media pas kthimit nga Berlini, ka folur për pozicionin e Kosovës. Ka thënë se atje është diskutuar liberalizimi i vizave dhe dialogu.

“Kosova në Samitin e Berlini ka dalë shumë mirë, pozicioni ynë ka qenë shumë i qartë”, – u shpreh Thaçi.

Ka vlerësuar lartë mbështetjen nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

“Falënderoj Merkelin dhe Macronin, sa i përket vendosmërisë për liberalizimin. Mendoj që do të kemi reflektim dhe sinjalet e para pas takimit të djeshëm. Do të ketë optimizëm në mënyrë që të respektohet kontrata me Bashkimi n Evropian. Kriteret i kemi kryer, tash e 2 vite, jemi në pritje të panevojshme.
E kam theksuar qartë se është ndëshkim për qytetarët e Kosovës. Dua të shpresoj se mesazhet që i kemi dërguar atje do të merren seriozisht për të na dhënë mbështetje edhe më konkrete e më të prekshme që në një të ardhmet afërt të ndodh liberalizimi, në të kundërtën, do të ishte zhgënjim për ne e qytetarët”, – tha Thaçi.

Thaçi tha se sa i përket dialogut, pozicioni i Kosovës në të dy prezantimet ka qenë i qartë.

“Dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë i pakushtëzuar, taksa duhet të mbetet në fuqi. Ishte një mesazh i qartë i kancelares gjermane dhe presidentit francez për shpejtueshmërinë e zgjedhjes së një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizim. Pozicioni i Kosovës është i qartë, Serbia duhet ta njohë Kosovën pa kushte, por duhet përgjegjësi më e madhe edhe nga Bashkimi Evropian, duke vlerësuar edhe rolin e SHBA-së”, – tha presidenti Thaçi.

Sipas tij, në takimin e ardhshëm në korrik që do të mbahet në Paris, do të ketë dinamikë të re.



7 Comments

  1. Na the ato qe i moren vesh te gjithe o “gjarper”, por nuk na the ndonje fjale se cfare te “rekomanduan” ne lidhje me “korigjimin” e kufijve qe e kishe aq per zemer….

  2. Ti martohu me Ramen.Por vetem dasmen beheni ne serbi..Kryeministren Serbe mereni Si model ( edhe ajo me femer esht martu )

  3. Kaq i pafytyre eshte ky ‘njeri’ ?! Ka kaq kohe qe ibie trumpetave per korrigjim kufijsh dhe tani qe i doli huq na thote qe nuk ka korrigjim kufijsh? Ishte Haradinaj, tamam burre shteti me pak llafe dhe i vendosur, pritur mrekullisht nga te dy Merkel dhe Makron. Ndryshe, do ishte bere prape lemsh Kosova.
    Thacit( me kujton te thatet e jeqinj qe dalin ne lekure) nuk ia vari njeri. Aq me pak qe nuk ka tagrin te beje bisedime e te firmose marreveshje nga Kuvendi i Kosoves. Si ka fytyre qe vazhdon te dale me deklarata?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *