• |
ide | kryesore

Video/ Champions, Ajax i transfertave trondit themelet e Tottenham Stadium: befasia e hollandezëve nuk ka fund

F1, Sport, Video



Ajax nuk sheh ëndërra, por i buzëqesh realitetit. Nuk ka më asnjë dyshim. E nuk duhen quajtur më as djaloshë, të rinjtë e tmerrshëm të Ten Hag. Janë në fakt një hap larg finales së Champions, pas fitores 1-0 në Londër kundër Tottenham në gjysëmfinalen e vajtjes. E treta në tre në fazën me eleminim direkt të këtij turneu larg Amsterdamit: pas Bernabeu e Allianz Stadium, bie edhe impianti i ri i Spurs, në një ndeshje ku hollandezët jo vetëm përsëritën futbollin e mrekullueshëm që treguan kundër Real Madrid e Juventus, por treguan se dinë edhe të vuajnë, kur kundërshtarët ngritën ritmin e vunë në sprovë mbrojtjen e udhëhequr në mënyrë të shkëlqyer nga kapiteni De Ligt.

Pochettino do të donte ta riluante në të gjitha kuptimet, ndoshta edhe pse në start Tottenham i tij u prezantua me mungesa të rënda: Kane do të mungojë edhe në kthim, Son ishte i skualifikuar e nuk ishin të gatshëm as Ëinks e Lamela. Praktikisht Pochettino luante në fushë me 50 gola sezonale jashtë. Ajax zbriti në fushë me të njëjtën skuadër që luajti kundër Juventus dhe kaloi në avanatzh me të njëjtin lojtar që shënoi në Torino. Van de Beek ka shënuar avantazhin në minutën e 15 kur një aksion i jashtëzakonshëm i Heshtarëve, nxorri përballë Lloris mesfushorin, që u tregua i qetë, duke shënuar një gol me peshë drejt finales së madhe.

Ajax luajti futbollin total, atë futboll të njohur që nxorri jashtë kompeticionit peshat e rënda: Real Madrid e Juventus. Anglezët u vunë në panik për të paktën 35 minuta, për tu kujtuar të futeshin në lojë, me vonesë, për me bindje, që në pjesën e dytë u bë një presion i jashtëzakonshëm përballë portës së Onanës dhe mbrojtjes së De Ligt. Me vuajtje, hollandezët nxorrën në dritë një rezultat që i lejon në kthimin në Amsterdam të nisen favoritë, por ka një detaj që duhet ti bëjë të kenë kujdes: Ajax në shtëpi e ka më të vështirë se në transfertë. E Pochettino shpreson të mos jetë vetëm një rast.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *