• |
ide | kryesore

Vlorë/ Mbante armë pa leje, në pranga 36-vjeçari

Lajme, Të fundit

Policia e qytetit të Vlorës ka arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale Q.M., 36 vjeç, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.

I ndaluari është përpjekur t’i shmanget kontrollit të efektivëve gjatë patrullimit në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Nga kontrolli trupor, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë së bashku me 8 fishekë. Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Vlorës për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu