• |
ide | kryesore

Arena Kombëtare nuk i’a del: kundër Moldavisë do të luhet…

Sport



Duhet të përfundonte në tetorin e kaluar, por nuk arriti. Duhet të ishte gati në fillim të qershorit, sërisht vonesat nuk e kanë lënë Arenën Kombëtare të jetë gati për të mirëpritur kombëtaren e Shqipërisë. Federata Shqiptare e Futbollit kishte deklaruar gjithnjë se punimet ishin në rrugë të mbarë dhe se kuqezinjtë dhe Edy Reja do të bënin debutimin në shtëpinë e tyre të re, pikërisht kundër Moldavisë në muajin qershor, për kualifikueset e Euro 2020, por nuk do të ndodhë, jo të paktën sipas UEFA-s dhe ne jemi mësuar ti marrim lajmet nga jashtë në vend të institucionit të futbollit në vend.

UEFA, ndryshe nga sa kishte shpresuar FSHF, ka bërë të ditur në faqen e saj zyrtare se ku do të luhet ndeshja eleminatore mes Shqipërisë dhe Moldavisë në 11 qershor. Kështu, kuqezinjtë do të drejtohen edhe një herë në “Elbasan Arena”, për të luajtur një ndeshje që edhe tekniku i ri i kuqezinjve, për impaktin që do të kishte, kishte shpresuar ta luante në impiantin e ri.

Arena Kombëtare do të ketë kapacitet prej 22,500 ulëseve, gati dyfishi i stadiumit në Elbasan, cka do të garantonte një suport më të madh të publikut për kuqezinjtë. Ndërtimi i “Arenës Kombëtare” filloi në qershor të vitit 2016 dhe projekti në vlerë prej 60 milionë eurosh pritet të përfundojë këtë vit, por fillimisht ishin ngërcet financiare me Ministrinë e Financave, për të cilin edhe Sekretari Përgjithshëm i UEFA-s Theodore Theodoridis zhvilloi një takim me Kryeministrin Edi Rama, ndërsa tani janë sipas burimeve brenda FSHF komplikacione gjatë punimeve, po e bëjnë të pamundur dorëzimin brenda afateve të impiantit më modern të vendit. Në fakt, punimet kanë hyrë në një tjetër stad. Pas montimit të impiantit elektrik të ndriçimit, tani ka filluar puna për drenazhimin e fushës, që i hap rrugë vënies së tapetit jeshil.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *