• |
ide | kryesore

Ashley Benson dhe Cara Delevingne u kthehen komenteve homofobike

Paparazzi, Slider



Ashley Benson dhe Cara Delevingne  janë prej kohësh në një lidhje.

Jo vetëm që tani nuk e fshehin më, por nuk lejojnë askënd të bëjë komente homofobike në llogaritë e tyre të Instagram-it.

Sipas Us Weekly, dikush kishte shkruar se Cara është “e parespektueshme” për shumë arsye. Ndërkohë, dikush tjetër shkruan: “E kam me të vërtetë. Duhet të rrish larg atij djalli dhe të mos kthehesh kurrë. Jam e sigurtë që shumë burra për së mbari do të donin të ishin me ty. Ti nuk je kështu, t’i s’je lesbike. Ti dashuron burrat dhe të duhet një i tillë.”

Dhe aktorja s’mund ta linte me aq. “Shih punët e  tua. Mos vazhdo më me këto.”- shkruan ajo ndërkohë që s’vonoi përgjigjia e partneres.

“Sa i shpifur je. Nëse ke diçka që të shqetëson me dashurinë e vërtetë eja dhe ma thuaj në sy, në vend që të urresh përmes Instagram-it. Më vjen keq për të dy ju, pasi dukeni që nuk jeni të lumtur me jetët tuaja. Ndoshta mund të merreni me një hobi që nuk përfshin të qënit homofob apo që nuk ushqen urrejtje ndaj atyre që janë të lumtur.”- shkruan modelja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *