• |
ide | kryesore

Bakayoko i ngre nervat Gattuso: Milan në grumbullim ndëshkues për pesë ditë

Sport



Pika që derdhi gotën tek Milan: Bakayoko mëngjesin e sotëm u paraqit me vonesë prej më shumë se një ore në stërvitje e Gattuso humbi qetësinë, gjë që natyrisht nuk është e vështirë, duke urdhëruar një grumbullim për dënim, prej pesë ditësh, nga nesër në orën 16 deri në ndeshjen e të hënës kundër Bolonjës. Tekniku kuqezi ka qenë i palëkundur në vendimin e tij, pavarësisht se disa nga lojtarët kanë tentuar ti ndryshojnë mendjen. Për mesfushorin francez pritet tani edhe një gjobë.

Tension i lartë në Milanello. Pas distkutimit të një dite më parë të Leonardo e Gazidis me skuadrën, ku kërkuan impenjim e seriozitet deri në fund të sezonit, vonesa e madhe e Bakayoko i ka humbur durimin Gattuso. Tekniku kuqezi është tërbuar nga indiferenca e lojtarit dhe ka qenë i bindur në vendimin për të kërkuar grumbullimin.

Sjelljet e disa lojtarëve nuk i kanë pëlqyer fare teknikut në orët e fundit, e kështu është arritur në vendimin për tu mbyllur në qendrën sportive të Carnago deri të hënën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *