• |
ide | kryesore

Champions, Barcellona-Liverpool do të thotë spektakël: sfida është totale

F1, Sport

Koncerti futbollistik i ditës së parë të majit në Camp Nou ka një biletë të vecantë e premton elektricitet, ritëm, spektakël, intensitet. Barcellona-Liverpool nuk është finalja e parakohshme sepse rrugët e Ajax e Tottenham duhen respektuar plotësisht, por është një betejë plot histori, pritshmëri e joshje.


Jurgen Klopp ka thënë se Camp Nou “Nuk është një nga tempujt e futbollit ” sepse i mungon atmosfera. Nuk është se nuk ka të drejtë, por në Barcellona nuk e pritën mirë deklaratën e gjermanit. Në fakt, në Europë, edhe me një atmosferë kështu, Barça të fut frikën: 31 ndeshje pa humbje, me 28 fitore. Në Anfield i përgjigjen me një ambjent spektakolar e një seri prej 21 ndeshjesh europiane pa humbje. Dy fortesa.


Teknikët nuk mund të jenë më të ndryshëm. Seriozi Ernesto Valverde e humoristi Jurgen Klopp. I pari është një i ri në Champions, i dyti kërkon finale e tretë në 7 vjet, të dytën radhazi pas asaj të humbur në Kiev me Madrid për fajin e Karius. Valverde e ka fituar ndërkohë kampionatin, Klopp dëshiron ti japë titullin në Premier tifozëve që presin prej 29 vjetësh, por mundësitë janë të reduktuara pavarësisht rekordit të pikëve të bëra nga Reds. Vështirë se do të lëshojë pe City, dy javë nga fundi.

Në konferencën e vigjiljes, tekniku i Barça ka paralajmëruar të gjithë: “Nuk mund ti lejojmë vetes të shuajmë dritën, sepse Liverpool, me super sulmin e tij, mund të të copëtojë në 5 minuta. Nuk do të mjaftojë të bëjmë një ndeshje të bukur, duhet të bëjmë dy: këtu dhe në Angli. Do të jetë shumë e rëndësishme të fitojmë pa pësuar. Por e thonë të gjithë trajnerët kur luajnë në shtëpi në Champions…”. Barcellona nuk e fiton Kupën nga 2015. “Këtu nuk është detyrimi të fitojmë Champions, por cdo vit duhet të kemi shpresën për ta bërë”. E në mbyllje përgjigja për Klopp e Camp Nou: “Do të jenë 90mijë persona, si gjithnjë. Është dicka që e kuptojmë ne kur luajmë, ashtu si kundërshtarët tanë”.

Barça-Liverpool ofron konfrontimin e portierëve, Ter Stegen e Alisson, që luftojnë me Oblak në podiumin e më të mirëve në botë për rolin. Nuk mungon dueli mes dy qendrorëve, Piqué e Van Dijk që janë sërisht në podiumin e më të mirëve të rolit e që po kurorëzojnë një sezon të jashtëzakonshëm. Biznesmeni katalanas nuk ishte kaq në formë prej vitesh, hollandezi, mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit, sapo është zgjedhur lojtari më i mirë në Premier dhe është vetëm mbrojtësi i gjashtë që ia del.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.