• |
ide | kryesore

Checknews/ Kush gënjen, Edi apo Ramushi?

Arkiva, Kryesore



Me një lehtësi të papërballueshme, Edi Rama e ka renditur edhe Ramush Haradinajn mes kazanëve që i shpall të tillë sa herë që gjendet në vështirësi. Ai ka thënë sot, në një shpjegim të gjatë, se kryeministri kosovar është një gënjeshtar që e bën këtë për të dalë burrë i mirë para popullit.

Përplasja mes tyre lindi pas samitit të Berlinit. Në një intervistë për televizionin kosovar T7, shefi i qeverisë deklaroi se gjatë mbledhjes së liderëve ballkanikë, Rama dhe Hashim Thaçi i bënin atij më shumë presion se Merkeli dhe Makroni për të hequr taksën për produktet serbe (Poshtë video intervista e Haradinajt).

Natyrisht akuza për Ramën ishte e rëndë sepse në manifestime folkloriko- patriotike, si ato të nëntorit të shkuar në Pejë, ai e kishte mbështetur fort taksën 100% (shkrimi me video poshtë).

Piruetat qesharake të Ramës për taksën 100% të Kosovës (video)

Prandaj ai sot ka shkruar një letër të gjatë, ku e akuzon Ramush Haradinajn për dy gjëra që nuk mund të rrinë me njëra tjetrën: edhe se ka nxjerë sekretet e bisedimeve mes liderëve, edhe se ka gënjyer. Por në fakt vetëm njëra prej këtyre akuzave mund të qëndrojë, sepse po qe se ka gënjyer për të dalë patriot, Ramushi nuk ka shkelur asnjë kod konfidencialiteti.

Askush s’i ka bere Ramushit presion ne Berlin per te hequr taksen. Une jo e jo. Madje askush as ia ka kerkuar hiç qe ta heqe taksen! Une jo e jo. Perkundrazi.

Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron, kane nxitur nje diskutim informal ne holl mbi rifillimin e dialogut. Kam nderhyre vetem njehere, duke thene se ata duhet te hynin vete ne proces. Me tutje i kane kerkuar me shume durim dhe disa here Ramushit jo ta heqe taksen, po thjesht te jape pelqimin qe taksa te pezullohet perkohesisht, per 6 muaj apo edhe per 4 muaj qofte, duke u zotuar qe te hyjne ne procesin e dialogut Kosove- Serbi ata vete. Edhe te dy personalisht, kancelarja dhe presidenti!

I kam sugjeruar Ramushit ne dy momente ta pranoje kete kerkese te tyre, sepse kam menduar dhe mendoj qe perfshirja direkte ne nivelin me te larte e Gjermanise dhe Frances, boshtit te Bashkimit Europian, u shfaq si nje mundesi e re dhe shume e favorshme per ta shtruar çeshtjen e finalizimit te dialogut, ne nivelin me te larte te mundshem“, ka sqaruar Rama (Poshte deklarata e plote).

Rama i përgjigjet Haradinajt: Nuk tregohen ato që fliten në samite

Po nga thëniet që kemi në dorë, si mund të kuptohet e vërteta? Lapsi.al është munduar ta bëjë këtë duke i krahasuar imtësisht të dy qëndrimet.

Së pari, edhe nga ato që thotë vetë, Rama e pranon se në momentet kur ka hapur gojën ka kërkuar të njëjtën gjë si Makroni dhe Merkeli, pra pezullimin e taksës. Në këtë pikë duket qartë që Haradinaj nuk gënjen kur thotë se dy patriotët e tij i kërkonin në gjuhë të huaj të njëjtën gjë me kancelaren dhe presidentin.

Së dyti, megjithëse Rama ka marë rolin e mësuesit të edukatës për t’i mësuar kodet e sjelljes homologut të tij, se as bisedat konfidenciale mes miqve e aq më pak ato mes udhëheqësve shtetërorë nuk nxirren në pazar, po të krahasohen të dy deklaratat, ai ka nxjerrë shumë me tepër sekrete se Ramushi. Pra ai e ka thyer më brutalisht atë kod që kërkon të respektohet prej tjetrit.

Së treti, Rama përdor në arsyetimin e tij edhe meskinitete të tipit se njësoj si nga Ramushi ai u sha edhe nga Vuçiçi. Por sado patetik që të jetë ky argument, ai as nuk zbardh as nuk ndriçon gjë në lidhje me faktin se a i ka bërë ai apo jo presion për pezullimin e taksës.

Dhe më e bukura është mënyra se si e tregon ngjarjen Edi Rama. Po të shihet me vëmendje, ai thotë se e ka hapur gojën shumë pak, vetëm për t’i kërkuar Merkelit dhe Makronit të impenjohen personalisht në dialogun Kosovë- Serbi. Dhe një paragraf më poshtë ai rrëfen si me stil se ata, pasi dëgjuan Ramën, premtuan se do ta bënin këtë.

Mjaftojnë këto katër detaje, si dhe fakti se Rama e akuzon Ramushin edhe si gënjeshtar edhe si nxjerrës sekreti për të kuptuar çdokush se cili është ai që gënjen në këtë ballafaqim faktesh.

©Lapsi.al



32 Comments

  1. Kur ka genjyer ndonjehere KM yne? A nuk i ka mbajtur te gjirha premtimet elektorale? A nuk e mbaroi Autostraden Tirane-Elbasan ne dhjetor 2018? A nuk e ruajti basoreliefin e stadiumit? A nuk ka shume gjera qe ka premtuar? Prandaj pse te mos i besojme???

  2. Edvini perfundimisht = psikopat i pandreqshem. Sja vlen te meresh me te. Zoti do ti vi hakut ketij. Dhe elisrave e gjyleve e centri( fuga) ve e gjithe me radhe. IshAllah.

    1. lere zotin se nuk te ndihmon. zoti na ka harru se ne nuk e donim. i prishem gjith vendet e kultit dhe tani do vuajm efektet karmike. thuaji zotit: kur bere ujkun dhe arine, cpate qe bere saline? na ka len vetem udheheqes sundimtare qe e kan trajtuar shtetin si pron private, si te kishin te drejten e fronit. te gjith: me sali, me nano, me ram, me met bllokun, te gjith. por mos harroni, i madhi konic ka then: cdo popull meriton qeverin qe ka.

  3. Sa injorant. Dmth, sipas Rames, Haradinaj eshte trap. Nese kjo eshte e vertet atehere ska nevoje per letra. Porse kur merresh me nje trap i bie te jesh nje trap e gjysem.

    E akuzon per konfidencialitet nderkohe qe sben gje tjeter qe jep detaje konfidencialiteti si pazari per liberalizimin e vizave.

    Si duket u ka djeg bytha nga fshikullimi i Teta Merkelit qe skeni mund me be gje ndaj Rramushit. Legena, e late Kancelaren me gisht ne goje.

  4. Mjere Shqiperia per kryem…qe ka’!
    Nuk mund te kete percaktim per kete monster!?
    Zot na ruaj nga ky perbindesh!!!
    Mire te na bahet,s’kena pa gja akoma.
    Prap do shohim edhe pak jave!
    PALO BURREC!!!

  5. Sipas meje rama i eshte pergjigjur haradinajt per me i mbush mendjen pezeve dhe dudushve te vet se ai (km), eshte diplomat i madh, dhe se nuk i pelqejne shume ballafaqimet, sidomos kur e nxjerrin si spurdhjak

  6. Sipas jush ram ushi ka bere mire qe ka folur kurse rama ka bere keq qe eshte pergjigjur,qe ketu meret vesh per cfare e keni qendisur ju te lapsit kete shkrim qe dhe ata qe do komentojne do te jene te ndare ekstremisht.ramushi vjen nga malet aq di aq ben,jane eksperiencat e para te tij,burrat nuk i nxjerrin fjalet ne pazar,kur dalin meritojne dhe pergjigje

    1. Ne fakt, nga fjalet qe dolen ne pazar kuptuam se kush jane burrat e vertete, se mceftas jane te gjithe burra.

    2. Populli nuk asht pazar,or i paemer i 00:26.Kryemuti atje ka shku,fatkeqsisht, me perfaqesu kete popull!Ne se ka ba pazare per familjen e tij, natyrisht ne nuk duhet dijme!

  7. Ore kalemi, po ju qenkeni kara komplet. Nuk kuptohet se u doni te dilni… Me sa duket doni te thoni qe Rama eshte gabim dhe Ramushi eshte ne rregull ???
    Jo presion ti beje, po tì hyje me shkelma idiotit, qe do te behet si i forte. HEqjen e takese po ja kerkojne Ramushit te gjithe; Franca, Gjermania dhe mbi te gjithe SHBA-ja; pa te cilen Ramushi do hante mut serbi akoma.
    Ramushi e vuri taksen vetem e vetem qe te bllokonte bisedimet Serbi-Kosove, se u be xheloz qe Thaci arriti ne nje lloj menyre te normalizonte bisedimet. Ramushi donte te behej faktor dhe shpiku taksen. Kjo eshte e verteta e takses. Ramushi do vemendje, si ato kurvat qe ngrene fustanin rruges.
    Keshtu qe Rama do beje mire ti shkule veshin fort fare, si atij te birit te Neritan Cekes.

    SI gjykoni ju te kalemit, Rama, Thaci, SHBA, Markeli, Makroni…. te gjithe jane gabim; vetem ju dhe kar Ramushi keni te drejte. Bravo. Shkrim i mire te masturbuar Xixon, ari carin,

  8. Po te ishte Shkullaku ne Berlin me siguri qe Haradinaj do te kishte nje keshilltar te after dhe do te triumfonte.Mungesa e Shkullakut beri qe Rama kaloi ne avantazh.Mgjs Shkullaku ka marre nje medalje nga That per hedhje shurre,Shkullaku eshte me opoziten qe eshte me Hajron….tip bythe.I shkreti Hajro qe nuk di se c’fare ben,tip koti.

  9. RECIPROCITET don te thote RECIPROCITET!
    Bravo z.Haradinaj!
    E pshurre edvin koqen,megjithese n’fakt ka kohe qe asht dhjere!
    Taksen deri kur ta njohin Kosoven!

  10. Pabuksat jane Po aq genjeshtare e te pacipe sa Rama .Pabuksat e kane ne shpirt te keqen prandaj ecen edhe ky vend perpara..

  11. Karafil kryeminister i te keqes.Ti i vure taks shqiptareve Po te vika keq per taksen e serbeve..Kokra idiotit

  12. Haradinaj zbriti nga malet bashke me lirine e Kosoves o ju morrat e kuq .
    Ju morrat e kuq pa emer dhe me yll ne bythe keni qene e jeni tradhetare historike te ketij Kombi.
    Tani Kosova ka burre shteti ne krye e jo halabake e antikomb.
    Kur haredinaj shikonte vellezerit e tij dhe Kosoves te binin heroj nga perballja me bishen serbe, ky lideri yne bridhte neper plazhe nudo dhe drogohej ne nenkalimet e Parisit.
    Ju shofte nje mortje se e nxite fare kete vend. Selam fytyreprishurve Dudushi e kapterr Pezes qe benin si kurva bordellosh perballe luftetares Tahiri. RESPEKTE HEROIT HARADINAJ QE JA KA FUTUR KEMBET NE NJE KEPUCE VUCICEVE E DACICEVE DHE LAKEJVE TE TYRE.

      1. bo bo sa debil, mëso diçka me llogjikë nqs mundesh, o idiot sepse lufta e heroit Ramush Haradinaj ishte luftë për lirinë e Kosovës, ndryshe nga ajo që ti e quan lufta e ramës, që është luftë për të ta shkërdhyer sumën ti idioti.

  13. Ka paturpësinë Rama të akuzojë Haradinajn se ka zbuluar bisedat e tij “konfidenciale”.
    E kanë dëgjuar gjithë shqiptarët Ramën që publikisht ka mbështur qëndrimin e qeverisë e kryeministrit të Kosovës, z,Haradinaj, për të mos hequr taksën ndaj Serbisë.
    Kanë dëgjuar gjithë shqiptarët jo vetëm Thaçin por edhe Ramën me “këshilltarin” e tij mikun e Stanishiqit, Baton Haxhinë, e këlyshin e tyre Cakaj, që të flisnin për ndryshim teritoresh, e tani paturpësisht e mohojnë këtë.
    {shtë po ai stil idiot e qesharak me të cilin Rama deklaron paturpësisht që opozita ka frikë nga Vetingu prandaj i dorzoi mandatet e parlamentit.
    Hradinaj thotë se ishte vetëm në përballje me Thaçin, Ramën e Vuçiçin si kryeministër sa i takon refuzimit të coptimit të territoreve të Kosovës, por gjithë shqiptarët e dijnë se kundër kësaj marëveshje okulte të treshes, ishin pothuajse të gjithë politikanët e Kosovës e pjesa dërmuese e politikanëve të Shqipërisë, përfshirë edhe ish ministrin e jashtëm Bushati që Rama e largoi nga detyra, pikërisht për këtë arsye.
    Haradinaj nuk ka “zbuluar” ndonjë sekret që nuk e dinte kush, sa ju takon qëndrimeve dyfytyrëshe të Ramës e Thaçit, një fytyrë maskë për publikun e një fytyrë tjetër për ndërkombëtarët.
    Ai me ndershmërinë e luftëtarit patriot që jo vetëm ka luftuar vetë , por ka gjithëato të afërm të tij të vrarë nga serbët, nuk mund të pranonte gjarpërinë e Thaçit e kurvërinë politike të Ramës kundër interesave të popullit shqiptar. Nuk mund të bësh PPP e dallavere të pista me fatet e kombit, e të ankohesh që del një njeri i drejtë si Haradinaj e i demaskon ato.

  14. Amerika dhe Europa e bene kosoven se po te ishte per Ramushin nuk fitonte kurre me Serbin!
    Ramushi nuk ben as per diplomat as per udheheqes shteti! Qenkerka trap fare! Edi me nderkombetaret nuk ka bere asnje gabim deri tani! Gjithe llogjika e fakteve eshte kunder Ramushit! Mos e votoni me ket rrebel se nuk ben me pune te gjitha po i qelb, si luli me sale qorrin! hajde qarkulloni se liri sdoni!

  15. Te gjithe cetniket e salihut ne sulm per te mbrojtur RAM ushin dhe ne sulm kunder shba gjermanise frances qe e bene kosoven shtet dhe malokun ram ush te behej kryeminister,duam te shajme ramen por ky eshte me shba gjermanine keshtu ne shajme dhe nderkombetaret,kur trute ja u perdhunoje salihu keshtu do veproni,rruge tjeter skeni

  16. Ju dy të fundit kot hani mut se Ramushi jua kapërdhunuar edvinin, mbajeni mend se në u takofshin diku pa njerëz e kamera ka për tjua rahur edvinin, dhe ju nuk do të mund ta mbroni.
    Debila njerëz!

  17. “I sugjerova Ramushit”- thote rrama; kopjon endhjerin edhe edveri. Dulla thote ne ato librat me rrena qe mbushte zyrat e shtetit e bibliotekat per kunderrevolucionin hugarez te ’58 se i kishte sugjeruar shokeve hugarez e se kishte shume touriste te huajt ne vend. Dhe ky brima e fundit e kavallit vazhdon rrenat, e per deshperuar si llum qe eshte. Llumi eshte aq medioker saqe besonin se sa me mire ti thune rrenat aq me te besueshme jane. O, llum rrenat mund te besohen nje here, dy por jo perdite o qenje e neveriteshme, siç ben ti pa tu skuqur faqja. Vafsh ne hâle, Ku ke vendin.

  18. Si rregull, Rama gënjen gjithmonë. Ndoshta, për të është një sëmundje e rëndë dhe e pashërueshmne. Ai gënjen, kur thotë se kemi hapur aq e kaq vende pune, kur thotë se po luftojmë korrupsionin,drogën , mafian, kur thotë se po hapim negociatat, se kemi siguri e polici siç e duam ,por edhe në rastin në fjalë. Ai gënjen e dhe kur thotë se po bëjmë reforma e për çdo gjë tjetër. edhe , nëse ndonjë ditë, do t’i mbushet mendja të thotë një të vërtetë të vetme, askush nuk do ta besojë. Ky i gjati, jo vetëm gënjen , por edhe ofendon homologun e tij e këdo tjetër. Pafytyrësia e tij kalon çdo limit. Ata që pëlqejnë gënjeshtrat e tij , le ta dëgjojnë dhe të shkrihen nga lumturia. Për njerëzit normalë të këtij vendi, ky është fatalitet.

  19. Por jo si lulu qe genjen per oren e ka hobi,kur e ke hobi eshte e dhimbshme,lulu ndenji 12vjet ne pushtet dhe vetem genjehu,sepse i kishin thene qe sa me shume te genjesh dhe sa me shume te mos besh asgje,je dikushi ne jete,futesh ne histori

  20. Ramushi eshte shum idiot per te genjyer. I bie qe Rama (se eshte edhe irionike se duket sikur ramushi eshte nje forme e tjetersuar e mbiemrit rama).

  21. Kosova u detyrohet shum, Ramushit e te gjitheve qe luftuan per pavarsi. Mirepo, Ramushi mund te jet komandant i mir, po historia ka treguar se komandatet sillen si sundimtar ose si ushtarak me e mira edhe kur drejtojn shtetin, pasi kan metalitet ushtaraku. Keshtu qe me e mira per Kosoven eshte qe keta ish-komandantet te hapin krahun dhe te len teknicien e politikan qe te drejtojn shtetin. Duhen, jurist, ekonomist, njerez qe kan mbaruar per shkenca politike se shteti nuk eshte ushtri, eshte me shum.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *