• |
ide | kryesore

Del autopsia e Admir Muratajt, por shtohet misteri kush e qëlloi

Lajme, Të fundit



Emrat e mundshëm të bashkëpunëtorëve në super-grabitjen në Rinas i janë vënë në dispozicion Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Një tjetër provë dorëzuar prokurorëve është edhe akt-ekspertimi mjeko ligjor i të ndjerit Admir Murataj. Dilemat e ngritura pas ngjarjes se kush qëlloi mbi njeriun që organizoi grabitjen e 6 milionë eurove, vijojnë edhe pas raportit mjeko–ligjor, raporton A2CNN.

I cilësuar si organizatori i grabitjes, Murataj mbante një maskë, e cila është tashmë një provë materiale në duart e policisë. Autopsia tregon se Murataj u qëllua me një armë kallashnikov në syrin e djathtë, i cili e bëri të paidentifikueshëm imazhin e tij. U desh ndërhyrja e familjarëve që të bëjnë identifikimin e kufomës. Por distanca nga e cila është qëlluar Admir Murataj mbetet enigmë, bashkë me personin që e eliminoi atë, pak minuta pas grabitjes.

Ndërkohë tre bankat e nivelit të dytë në vend i janë përgjigjur kërkesës së Prokurorisë në lidhje me shumën e parave që transportonin më 9 prill nga aeroporti i Rinasit, por edhe personave të brendshëm që dyshohet se kanë bashkëpunuar me autorët e grabitjes. Shuma e raportuar nga bankat arrin në 6 milionë euro, duke shuar kështu zhurmën se vlera e parave të grabitura në Rinas arrinte në 10 milionë euro. Prokurorët janë ndarë në dy grupe hetimi, që lidhen me faktin penal dhe atë administrativ të ngjarjes.

Fillimisht u dyshua për 10 milionë euro të grabitura. Burime për ABC News nga grupi i hetimit bëjnë të ditur se paratë që nuk u arrit të grabiteshin, nuk janë bllokuar. Ndërkohë janë bërë verifikime edhe për dy numra celularësh të cilët dyshohet që janë përdorur nga grabitësit.

Ata rezultojnë të jenë blerë në tregun e zi, ndërsa janë regjistruar në emër të dy personave me aftësi të kufizuara. Për këtë ngjare janë arrestuar 6 perona dhe 3 janë të shpallur në kërkim. Admir Murataj mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë ditën e ngjarjes.

Gjykata e Krimeve të Rënda do të zhvillojë ditën e enjte seancën për mbylljen e hetimeve të dosjes për Muratajn, i cili ishte akuzuar si koka e grabitjes së blindave me para të bankave në rrugën drejt Rinas në vitin 2017.



7 Comments

  1. Ore mjaft e quajtet Admir Murataj. Gjykata nuk e ka pranuar qe ky esht Murataj, mjeku ligjor nuk e ka firmosur identifikimin gjithashtu, mediat dhe policia greke kane postuar se murataj eshte vrare ne 2012. …pse vazhdoni e quani murataj . Pse merni per te vertete ca thojne ca mashtruesa dhe genjeshtare qe akoma nuk kane nje pozicionim zyrtar per cfare ka ndodhur, artan hoxha dhe klodiana lala genjejne pa pike turpi ne tv si per cdo rast, ata paguhen per dixinformin te kamufluar si investigim.

  2. late nam me kete
    keni frike te thoni qe e vrau policia se mos marrin hak maloket e familjes se tropojanit
    dje i vune nje lapidar me flamur se kishte vdekur duke luftuar per atdheun kur vodhi 5 milione euro
    ishte kriminel, shanci e solli qe plani i tij deshtoi edhe ai vdiq
    sa per paret i keni diku ne zonen midis tiranes edhe krujes ku ka 30 vjet qe jeton malokeria
    po qe ti gjeni duhen koqe, vri 10 maloke edhe te gjithe behen pula sic jane kudo neper evrope
    po koqe nuk ka se ne komisiariatin e fushe krujes tritoli hidhet nga nje here ne muaj edhe media nuk pipetin se postaj u bie perralla e demokracise se tredhur
    kemi 3 ligje ne shqiperi
    nje per ne jug ku zbatohet sikur policia eshte gjemani i 1943
    nje per ne tirane ku kriminelet edhe policet jane shoke, edhe krimineli vete ne gjyq kur eshte i pire edhe vret ndonje si vetja
    nje per ne veri (nga lapraka e siper) ku ligji nuk egziston ketu e 30 vjet
    deri sa te kete nje ligj per te gjithe nga keto gjera do degjoni gjithmone

    1. O morr i kuq !
      Po kryebanditët kriminelë Zani Çaushi e Aldo Bare apo banda Avduli e Shijakut, “malokë” qenkan edhe ata ? Po bandat e trafikimit të prostitucionit e drogës të Vlorës, Tepelenës apo Fierit, edhe ata “malokë” janë ?
      “Malokët” siç i përgojoni ju morrat e kuq gjithë malsorët, respektonin Kanunin e Lek Dukagjinit, e atyre maskarejve që vidhnin e keqtrajtonin femrat, ju këpusnin plumbin ballit apo i përzinin nga fshati.
      A nuk i bën pyetje vetes o trim se pse Rama nga shqiptarët e Veriut përzgjodhi si deputetë, pikërisht, këtë kategori kriminelësh ?

  3. 100 vjet vetem perralla konflikti me mocalore e maloke, me muslimane e kaure, me dembele e punetore,me te kuq e te zinj, socialiste e demokrate, me katunare e qytetare. Sajo perralla per te mbuluar te vetmen gje qe dime te bejme me se miri shtet hajdut qe mashtron e qe vret.

  4. Ate e konfirmoje gruaja,vellai ketu mbyllet historia e ketij Maloku mik i familjes berisha qe per shume vite financoje te gjithe veprimtarine kriminale te salihut dhe PD

    1. Ktu doni ta mbyllni ju prandaj duket qarte qe po mashtrohet se hilaqim kishte lidhje me salihun ju sdo pushonit, do ta kishit bo serial e do ta jepte top channel perdite.
      Po kjo eshte histori mashtrimi qe nga urdhri i pazbatuar i minstrit per shoqerim transfertash e deri te imam kasap me daje nga kosova dhe teze nga gjermania.
      Gjykata nuk e njeh vdekjen e murataj e rikonfirmoi sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *