• |
ide | kryesore

Deputeti gjerman flet për hapjen e negociatave: Votë pozitive nëse plotësohen kushtet

Lajme, Të fundit



Në një intervistë ekskluzive për rrjetin prestigjoz ndërkombëtar gjerman, “Deutsche Welle”, nënkryetari i grupit parlamentar të koalicionit me bazë të gjerë mes CDU-së dhe CSU-së, Johann Wadephul, ka folur lidhur me punimet e Samitit të Berlinit, negociatat e mbetura pezull mes Serbisë dhe Kosovës, si edhe për mundësitë e zgjidhjes së krizës politike në Shqipëri.

I pyetur për qendrimin që do të mbajë Bundestagu për çeljen e negociatave me Shqipërinë, Wadephul është përgjigjur se vendimi i legjislativit gjerman mbi këtë çështje, si edhe i parlamenteve të të gjitha vendeve anëtare, do të merret në shtator, bazuar në ecurinë që ka kryer vendi për përmbushjen e kritereve të parashtruara nga Bashkimi Evropian. “Nëse Shqipëria i përmbush kushtet për çeljen e negociatave, edhe ne do ta japim votën tonë pozitive në Bundestagun gjerman, duke i mundësuar qeverisë gjermane që të votojë në nivel europian.”- është shprehur deputeti gjerman.

Përsa i përket rugëdaljeve nga kriza politike të vendit, Wadephul ka sugjeruar gjetjen e kompromiseve ndërpartiake në rrafshin kombëtar, duke i drejtuar njëkohëshisht edhe një thirrje Partisë Demokratike. “Unë mund të them në drejtim të partisë simotër: mos u mbyllni përgjithmonë: Kush kalon portën për të dalë jashtë, duhet ta kalojë atë sërish për të hyrë brenda. Demokraci do të thotë komunikim, grindje, por edhe aftësi për kompromis. Pa kompromis nuk ka demokraci.”- tha nënkryetari i unionistëve.

Ndërsa, lidhur me konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës, ligjvënësi gjerman vuri theksin tek nevojshmëria e rivendosjes së dialogut dhe të normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe, duke nisur nga negocimet për çështje të veçanta, me përjashtimin e idesë për “korrigjimin e kufijve”. “Problemi i njohjes nuk mund të zgjidhet brenda ditës, askush nuk e pret këtë. Por mund të flitet për çështje të veçanta, për trashëgiminë kulturore, për mbrojtjen e pakicave, për asociacionet e komunave. Tani është e rëndësishme që të dyja palët të bisedojnë e të mos ngecet në ca grindje të panevojshme për territore.”- konkludoi Wadephul, duke vlerësuar me nota pozitive edhe nismën e përbashkët të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, për përafrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në një tryezë jo formale dialogu.



1 Comment

  1. Sot pashe videon e debatit ne open. Pashe aty dy zagare qe i kunderviheshin nje zonje e cila ka ludtuar per lirine e Kosoves .
    Alfred peza pederast i 1 milion eurove me duar si kurve semafori dhe Dudushi qe merret me koncerte e qejve ne tv chanal bene nje show te felliqur aq irritues sikur te ishin clirimtaret e Kosoves. Me sperdredhje bythesh si kurva e bytheqire qe jane mundoheshin te justifikonin ate cka Berlini u perplasi ne fytyre Vucic dhe Thaci- Rama. Iken me bisht nder shale. Apo jo ore bajga te mapet showt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *