• |
ide | kryesore

Diplomati amerikan përkrah Haradinajn: Taksa e ndërpreu nismën për korrigjim kufijsh

Lajme, Planet



Në një analizë ku “skanon” marrëdhënien konfliktuale mes Kosovës dhe Serbisë, diplomati amerikan, Louis Sell, shkruan se vendosja e taksës 100 % ndaj produkteve dhe mallrave të importit me origjinë serbe dhe boshnjake, ka parandaluar konkretizimin e idesë së korrigjimit të kufijve. “Vendosja e tarifave nga Haradinaj, ka ndërprerë shkëmbimin, të paktën për momentin, por ajo që vjen më pas është e paqartë. Thaçi vazhdon të deklarojë me optimizëm se një marrëveshje është e mundur këtë vit dhe se duhet ulur për të biseduar me armiq por pa kushte.”- shkruan Seller.

Sipas diplomatit, vizatimi i kufijve mbi baza etnike do të vinte në rrezik stabilitetin e mbarë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Duke komentuar edhe Samitin e Berlinit të mbajtur këtë të hënë mes liderëve të gjashtë vendeve të rajonit me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, Sell shkruan se në tryezën e bisedimeve krerët e BE-së sugjeruan ndjekjen e një rrugëdaljeje alternative për rivendosjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke përjashtuar skenarin e korrigjimit të kufijve.

 

Në këndvështrimin e diplomatit, marrëdhëniet bilateral do t’i ktheheshin normalitetit nëse komuniteti serb do të lejohej të vetëqeveriste brenda Kosovës, në respekt të plotë të marrëveshjes së vitit 2013 për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Gjatë karrierës së tij të gjatë diplomatike, Louis Sell ka shërbyer si Drejtor i Grupit Ndërkombëtar të Krizave në Kosovë në vitin 2000. Ndërsa, në vitin 2003 ai u bë një nga themeluesit e Universitetit Amerikan në Kosovë dhe luajti rolin e Drejtorit Ekzekutiv të këtij institucioni arsimor deri në vitin 2007.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *