• |
ide | kryesore

“Facebook”-u nuk do jetë më i njëjti! Mark Zuckerberg prezanton ndryshimet

Lajme, Planet



Mark Zuckenberg, themeluesi i rrjetit më popullor social, “Facebook”-ut, ka njoftuar se në kuadër të risive që janë paramenduar për të riformatuar platformat “online”, do t’i kushtohet një rëndësi e posaçme ruajtjes të së drejtës së privatësisë dhe të të dhënave personale. “E di që ne nuk kemi reputacionin më të mirë për privatësinë, por kemi filluar një kapitull të ri. Jam besimplotë sepse kemi treguar se ne dimë t’i japim përdoruesve produktet që duan”, ka deklaruar  Zuckenberg-u në konferencën vjetore të zhvilluesve të rrjeteve sociale në San Jose, Kaliforni.

Ndryshimet vijnë në përgjigje ndaj kritikave dhe kërkesave të shumta të depozituara nga përdoruesit e “Facebook”-ut në sektorin e ankesave të gjigandit të kërkimit “Google”, për fshirjen apo korrigjimin e përmbajtjeve të caktuara nga rrjeti, të cilat kanë karakter denigrues apo thjesht cënojnë privatësinë e tyre.  Të gjitha platformat sociale do t’i jain përparësi kategorike privatësisë, të udhëhequra nga gjashtë parime: kriptografia, ndërveprime private, reduktim i kohës gjatë të cilës kompania ruan të dhënat dhe garancia për sigurinë e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *