Policia e qytetit të Fierit ka arrestuar në flagrancë shtetasin 66-vjeçar, Gani Kasëmi, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.
Kasëmi u ndalua për arsye se gjatë një sherri që mendohet të ketë nisur për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me thikë shtatasin N.K., 57 vjeç, i cili është transportuar drejt Spitalit të Fierit për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Materialet që dispononte Policia i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Fierit për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.