• |
ide | kryesore

FOTO/ Aksidenti në Tiranë habit mediat gjermane

Lajme, Të fundit



Aksidenti i së martës në autostradën Tiranë-Durrës, ku një makinë u nda në dysh pas përplasjes me një kamion të ndaluar në rrugë, ka marrë jehonë edhe në mediet ndërkombëtare Televizioni gjerman RTL, i cili i ka kushtuar një kronikë aksidentit ku nuk i kursen notat e ironisë.

“Në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë, ka ndodhur një aksident i rëndë. Aq i fortë ishte aksidenti, sa makina u nda në dy pjesë. Por nuk do e besoni: shoferi mbijetoi. Ai rrëshqiti poshtë një kamioni. Nga makina e tij Volksëagen nuk ka mbetur shumë. Shoferi duket se ka pasur një engjëll mbrojtës. Ai shpëtoi vetëm me një plagë në fytyrë, që iu shkaktua nga airbag-u. Makina e tij është tashmë një grumbull teneqesh,” – thuhet në kronikë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *