• |
ide | kryesore

Inferior edhe në përzgjedhje: arbitra luksemburgas në Superiore

Sport



Gilles Becker, Alain Durieux dhe David Matues janë arbitrat luksemburgas, të cilëve do ti besohet një ndeshje e javës së 32 të Superiores. Një lajm që bëhet e ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit, në kuadër të bashkëpunimit mes homologët luksemburgas. Një kthim kortezie, me pak fjalë, sipas marrëveshjes institucionale, kur dy javë më parë ishte treshja shqiptar, me kryesor Juxhin Xhajën dhe Ilir Tartarin e Emigers Ganxhi si asistent, që gjykuan një ndeshje në Superligën e Luksemburgut.

Në të tilla inisiativa nuk ka asgjë të keqe, vetëm se Federatën për të bashkëpunuar FSHF mund ta kishte zgjedhur më mirë, duke kujtuar se në një shkëmbim eksperiencash vlen mbi të gjitha niveli ku kërkohet eksperienca. Luksemburgu, me gjithë respektin, nuk ka një kampionat më të fortë se i vendit tonë, ndaj në këtë pjesë ata që përfitojnë janë ata. Arbitri Becker dhe asitentët e tij Duriez dhe Matues do të gjykojnë një ndeshje për tu përcaktuar në Superiore, por jashtë kësaj marrëveshje askush nga klubet shqiptare nuk do të kishte kërkuar të gjykohej nga një treshe luksemburgase, në kohën kur sa herë ka qenë mundësia për të thërritur të huajt për të vënë drejtësi, janë preferuar gjithnjë kampionatet elitarë të futbollit.

Edhe pak kohë më parë, bashkëpunimi sipas marrëveshjes së dt Federatave ishte me Maltën, një tjetër vend me futboll inferior ndaj nesh e që nuk mund të ofronte eksperiencë më të mirë për arbitrat tanë. Ndaj në këtë pikë FSHF duhet të kishte menduar dicka ndryshe, të vetmit që nuk përfitojmë nga këto bashkëpunime e shkëmbime eskperiencash jemi ne…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *